Sot aksioni i pastrimit, Veliaj:
Tirana do ngryset më e pastë

Sot aksioni i pastrimit, Veliaj:<br />Tirana do ngryset më e pastë
TIRANË - Kryeqyteti është zgjuar “nën pushtetin” e qindra vullnetarëve të cilët janë angazhuar në aksionin e gjerë për pastrimin e Tiranës per nje dite. Bashkë me ta administrata e bashkisë, ushtria dhe shoqëria civile janë përfshirë për të pastruar çdo lagje, rrugë dhe pronë publike në qytet, në aksionin që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar një muaj më parë.

“Tirana do të ngryset më e pastër”, ishte mesazhi me të cilin kreu i Bashkisë Veliaj çeli siparin e aksionit nga zona e Liqenit të Thatë në Farkë.

Në 24 njësitë e Tiranës, aksioni udhëhiqet nga administratorët të cilët kanë marrë porositë për secilën zonë nga Kryetari i Bashkisë.

Perfshirja e mjeteve te renda te ushtrise ne kete aksion lindi si nevoje e pastrimit te zonave ku ndotja eshte me e madhe.

Pastrimit të qytetit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm vullnetarësh të cilët për mikrofonin e A1Report kanë kërkuar nga moshatarët e tyre të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave.
 
Aksioni qytetar nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në orën 11:00 në të gjitha njësitë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj premtoi se në fund të ditës do të dalë edhe raporti i punës së sotme.



Ora 17:51Veliaj: Ishte një sukses! Mirënjohje vullnetarëve 
Erion Veliaj ka falënderuar vullnetarët të cilët morën pjesë në pastrimin e kryeqytetit, të cilin ai e cilësoi një sukses
 
“99% e njerëzve janë të pastër e të tillë e duan qytetin. ‪#‎PastroTiranen ishte një sukses! Mirënjohje vullnetarëve që iu përgjigjën thirrjes tonë!”- shkruan Veliaj në Facebook.

Veliaj: Jepni një dorë për një qytet më të pastër
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e nisi aksionin nga njesia administrative e Farkes, ku ndoqi nga afër ecurine e tij. Kryebashkiaku tha se “Tirana do të ngryset shumë më e pastër seç u gdhi”. Ai falënderoi qytetarët që iu bashkuan vullnetarisht pastrimit të Tiranës dhe dha mesazhin e radhës për të sensibilizuar qytetarët për të mbajtur pastër qytetin.
 
“Ju falënderoj që jeni bashkuar. Në të gjithë 24 njësitë tona kemi pasur dalje masive të qytetarëve. Pastrimi që kërkohet në zona të ndryshme është i nivele të ndryshme. Në disa zona po ndërhyjmë me mjete të ushtrisë. Na duhet vetëm një orë kohë, secili të dalë poshtë lagjes së vet, sepse besoj që kur secili jep një dorë do të kemi një qytet më të pastër”, tha Veliaj.

erion veliaj



Paskali: Faleminderit! 400 vullnetare ne njesin numer 2
Aksioni i paralajmëruar më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj nisi rreth orës 08:30 në njësinë numër 2 në Tiranë, nën drejtimin e nënkryetares së Bashkisë Brunilda Paskali dhe administratorit të kësaj njësie Elez Gjoza.
 
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për A1 Report, zonja Paskali tha se në këtë zonë kanë dalë vullnetarisht rreth 400 qytetarë të cilët do të angazhohen për pastrimin e lagjeve në këtë njësi administrative dhe të disa rrugëve kryesore. Ajo veçoi falënderimet për pjesëmarrjen në këtë aksion të personave që marrin ndihmë ekonomike por që nuk janë me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori, kryetari Veliaj premtoi se nëse do të tregojnë performancë pozitive, personat që marrin ndihmën ekonomike do të punësohen në kompanitë e pastrim gjelbërimit.
 
 “Kemi filluar me një entuziamëm të madh, kemi mbi 300-400 vullnetarë në këtë njësi administrative. Bëmë një ndarje të organizimit të punës së sotme. Vullnetarët do të pastrojnë edhe brenda lagjeve edhe në disa rrugë kryesore. Përshendes të gjithë qytetarët e bizneset që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, e vecanërisht qytetarët me ndihmë ekonomike”, - u shpreh nënkryetarja e Bashkisë Brunilda Paskali.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara