Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, thotë se ata nuk mund ta marrin me lehtësi rivalin e sotëm, Ukrainën. Anglia ka nevojë për vetëm një pikë për të arritur në tetëshen e fundit, por Hodgson refuzon të shikojë përtej sfidës së sotme para se të marrë kualifikimin me "3 luanët".

“Ne tashmë kemi parë disa ekipe të mira që dalin në këtë turne shumë shpejt. Ne i kemi dhënë një shans vetes për të kaluar më tej, por garancia nuk ekziston” tha tekniku i Anglisë.

“Skuadra beson në vete dhe nëse paraqitjet kanë shtuar pritjet e tifozëve dhe metiave, atëherë më mirë. Por ne nuk do të mendojmë për më tej, dhe e dimë se kemi një test të vështirë së pari”, ka thënë Hodgson për ndeshjen kundër Ukrainës, sot në 20:45.(rb/shqiptarja.com)