GJERMANI - Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me dy sfida mjaft të forta pas një ndërprerje të shkurtër për shkak ndeshjeve eleminatore të kampionatit botëror Brazil 2014. Kështu Juventusi do të udhëtojë për në Gjermani për t'u ndeshur me Bayernin e Mynihut, ndërsa PSG do të presë as më pak dhe as më shumë, por Barcelonën.
Në prag të ndeshjes me ekipin e Juventusit në Gjermani janë super të motivuar dhe të bindur për të mposhtur ekipin e Juventusit, që është rikthyer në kohët e arta pas rezultateve të fundit në të gjitha kompeticionet. Trajneri i ekipit të Bayernit, Jup Heynkes në castet e fundit para ndeshjes deklaron se i trembet Juventusit, pasi në vitet e fundit është ekipi më i mirë italian.
"Të gjithë i njohim cilësitë e ekipit të Juventusit dhe progresin e dukshëm që ka bërë ndeshjet e fundit. Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë jam optimist se do të marrim një rezultat pozitiv "shprehet Jup Heynkes. Ndërsa Antonio Conte nuk është i kënaqur me barazimin kur deklaron se do të zbresim në fushë për fitore dhe se nuk ka frikë asnjë kundërshtarë.
"Në fushë do të luajmë sipas mënyrës sonë, me të cilën kemi mbërritur deri në cerekfinalet e këtij kompeticioni. Nuk kemi përse të ndryshojmë skemë, apo ide se përballë kemi Bayernin, apo cilin do ekip tjetër. Bayernin e vlerësojmë për historinë, por kam besim te ekipi që do të marrim një rezultat optimist për ndeshjen e dytë".
Ndeshja tjetër është mes PSG dhe ekipit të Barcelonës. Për këtë ndeshje është rikthyer në stol trajneri Vilanova, i cili e cilëson si të vështirë ndeshje në Paris. "PSG ka një grup të fortë që po rritet nga dita në ditë, jemi të ndërgjegjshëm që nuk do ta kemi të lehtë. Do të japim maksimumin" shprehet Vilanova.
Ndërsa sulmuesi Villa deklaron se do të përsërsimin ndeshjen e dytë me ekipin e Milanit. Sakaq, PSG për të motivuar ekipin, sheikët kanë rikonfirmuar qëndrimin e Ancelotit në bankinë deri në fund të kontratës. Ibra do të jetë në fushë nga minuta e parë pas faljes së FIFA-s, po ashtu edhe Messi në krahun tjetër duke e bërë ndeshjen më interesante. Dy sulmuesit kanë luajtur së bashku me Barcelonën për pak kohë, para divorcit të suedezit me katalanasit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com