Çelin dyert universitetet/ Studim në Shqipëri, por punësim jashtë vendit, kërkesa e studentëve në nisje të Universitetit

Studim në Shqipëri, por punësim jashtë vendit. Studentët shqiptarë duket se nuk heqin dorë nga dëshira e tyre për të punuar në tregun europian dhe jo vetëm. Edhe në ditën e parë të vitit akademik 2018-2019, disa prej tyre këmbëngulin për t;u larguar jashtë vendit. 

“Jam në vitin e tretë bachelor në gjeografi. Nga ky vit nuk pres asgjë. Gjithë miqtë e mi që kanë mbaruar ose janë pa punë ose punojnë në call center. Edhe unë do shkoj jashtë shtetit”.

Student

“Edhe unë do iki jashtë. As gjeografia, asnjë lloj dege nuk më shërben mua që të qendroj në Shqipëri”.

Studente

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nga Fakulteti histori Filologji komentoi lajmin për mbylljen e disa degëve në universitetet e vendit. Duke treguar edhe shifrat për programet e reja të studimit ministrja tha se:

“Sot në disa universitete të vendit kemi disa degë që riskojnë për shkak se nuk kanë numrin e nevojshëm të studentëve. Unë nuk dua të përmend fjalën mbyllet, pasi që të mbyllet një program, ligji parasheh që në dy vite të njëpassnjëshme të kenë zero student. Viti i ri akademik fillon me 103 programe të reja studimi të licensuara”.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit

Rreth 83 mijë studentë janë pjesë e  ciklit të parë të studimeve në këtë vit akademik, ndërsa rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit. Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete. Ndërkohë, për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Edhe këtë vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7. 

Ndërsa për maturantët me mesatare të ulet nën 6, universitetet rajonale kanë hapur programe 2 vjeçare. Degët jane përshtatur me tregun e punës sipas rajoneve te vendit. Edhe këtë vit rreth 10 mije të rinj vendosën të largohen për të ndjekur studimet në universitet jashtë Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajde hajde: 15/10/2018 11:31

    10 mije pedagoge per 83 mije studente?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja