Sot, ceremonia e nisjes së stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike
TIRANË, 8 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sot në ora 17.00, në Komandën e Forcave Ajrore në Rinas do të zhvillohet ceremonia e nisjes së stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike, ku do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Forcave tona të Armatosura dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë. Me këtë rast, komandanti i Forces […]
Sot në ora 17.00, në Komandën e Forcave Ajrore në Rinas do të zhvillohet ceremonia e nisjes së stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike, ku do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Forcave tona të Armatosura dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë.
Me këtë rast, komandanti i Forces Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon, si dhe Zv/komandanti i Komandove të Marinës Mbretërore, kolonel Kevin Oliver, do të japin një konferencë për shtyp.
Nga data 30 gusht deri më 16 tetor 2014 zhvillohet stërvitja "Albanian Lion" e ndarë në dy faza, përkatësisht "Albanian Lion '14", 30 gusht-16 shtator dhe "Dragon Hammer '14", 16 shtator -17 tetor 2014.
Stërvitja "Albanian Lion '14" do të fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, "Non-Combatant Evacuation Operations", nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa, të cilët do të kryejnë demonstrime ushtarake në Bizë, në Zall-Herr, në Kepin e Palit, në Kuçovë, Pashaliman dhe Porto Palermo. Trupat do të mbështeten nga deti me katër anije ushtarake.
Ndërsa stërvitja "Dragon Hammer '14" do të zhvillohet në Bizë, me qëllim realizimin e skenarëve taktikë malore. Gjatë kësaj faze të stërvitjes do të shfrytëzohet baza e Kepit të Palit për bazë furnizimi logjistik, si dhe për largimin e trupave dhe automjeteve pjesëmarrëse në "Albanian Lion 2014". /ATSH/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5280
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15