Teksa sot i gjithë vendi është pushtuar nga reshjet e borës, në dy ditët në vijim Instituti i Gjeoshkencave parashikon një rritje të temperaturave me 2 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare nuk do të ketë temperatura nën zero.
Sipas Institutit, mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet nga 3 deri në 9 °C, në vendet e ulëta nga 2 në 6 °C dhe në zonat malore nga - 5 deri në 1 °C.
Reshjet do të jenë lokale në formë shiu, në Tiranë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Ndërsa në lindje dhe veri të vendit, kryesisht në terrenet malore do të ketë reshje të dobëta bore.