Sot derbi i Manchester-it, Murinjo
sfidon Guardiolën, sytë te Pogba

Sot derbi i Manchester-it, Murinjo<br />sfidon Guardiolën, sytë te Pogba
Sot Anglia do të mbajë frymën, pasi në orën 13:30 do të zhvillohet derbi i Manchester-it, mes United dhe City, i vlefshëm për javën e 4 të Premier League.
 
Të dy ekipet deri tani kanë nga 9 pikë të plota në 3 ndeshjet e para dhe sfida e sotme do të jetë e rëndësishme për të parë se kush do të udhëheqë, pasi për titullin kampion është shumë herët që të bëhen llogaritë.
 
Sfida e sotme ka brenda saj, disa të tilla duke filluar nga dueli në stol mes teknikëve më të mirë në botë, Murinjo dhe Guardiola, por edhe te inati i vjetër mes teknikut spanjoll dhe sulmuesit të United, Ibrahimovic për kohën kur luante te Barcelona.
 
Në fushë me interes pritet edhe paraqitja e lojtarit më të shtrenjtë në histori, Pogba.
 
Interesi për një ndeshje të tillë është maksimal në të gjithë botën. Por sot nuk luhet futboll vetëm në Manchester.
 
Arsenali ndeshet me Southampton, ndërsa Liverpool me Leicester City. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron