Sot është dita vendimtare për shtetin Helen,pasi deri në mesnatë do të duhet ti paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.8 mld euro ndërsa po ashtu sot, kalon ndihma kreditore ekzistuese nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian.
Liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen duke shtuar se refuzimi i kërkesave të kreditorëve do të linte të nënkuptohej se Greqia largohet nga eurozona.Ndërkohë që mbrëmë në Athinë dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në mbështetje të qeverisë duke planifikuar edhe për sot një protesë rivale më vonë gjatë ditës.
Ministria e financave e Greqisë thotë se 1 mijë degë të bankave do të hapen mëngjesin e së martës për t’u kujdesur për pensionistët. Pritet që për qëllime të tjera, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com