Sot është një nga ditët më të rëndësishme të mjedisit dhe burimeve natyrore siç është Dita Botërore e Ujit.
Që nga viti 1992, kohë në të cilën Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara shpalli 22 Marsin si Ditën Botërore të Ujit, në shume vende të botës organizohen aktivitete me qëllim tërheqjen e vëmendjes, informimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit per mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin racional të burimeve ujore.
Sipas statistikave në botë vetëm 3 % e ujit është i freskët, ndërsa 97 % ndodhet në dete dhe oqeane. Po ashtu, vetem 1 % e ujit, që ndodhet në tokë është i pijshëm.
Sipas statistikave, 20 % e popullsise së botës, nuk kane akses për ujë të pijshëm të pastër dhe 40 % nuk kanë akses për shërbime kanalizimesh.
Deri në vitin 2025, pothuajse gjysma e popullsise së botës do të jetojë në zona, ku do të ketë mangësi akute në furnizimin me ujë, rezulton nga raporti i OKB-së “Uji, në një botë që ndryshon”
OKB-ja bën thirrje për përmirësimin e menaxhimit të krizës, shkaktare të së cilës janë kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme të shpejta i popullsisë që shoqërohet dhe me shtimin e kërkesës për energji.
Teksa një qytetar evropian konsumon mesatarisht nga 200 deri në 250 litra në ujë, një në Afrikën Sub-Sahariane, mezi harxhon 20 litra.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com