Sot dita botërore e ushqimit, Panariti:
Varfëria, shkak i kequshqyerjes

Sot dita botërore e ushqimit, Panariti:<br />Varfëria, shkak i kequshqyerjes
Sot(16 tetor) është dita botërore e ushqimit dhe me këtë rast në Romë të Italisë është mbajtur një konferencë ndërkombëtare me titull "Humbjet globale të ushqimit: Një reduktim ose parandalim për një sistem të qëndrueshëm të ushqimit".

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet çdo vit nga Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë FAO që prej vitit 1981.

Me këtë rast, në Itali në vendin e quajtur Eataly do të mbahet një takim për të rritur ndërgjegjësimin kundër mbeturinave të ushqimit "Së pari mos shpërdoroni ushqimin", ku do të ofrohet drekë dhe darkë.

Protagonistë të këtij aktiviteti do të jenë 3 kuzhinierë ndërkombëtarë nga Kolumbia(Roy Salomon Caceres), nga Shqipëria(Fundim Gjepali) dhe nga Kuba(Lesmer Oquedo Curbelo), të cilët do të jenë të angazhuar në përgatitjen e recetave ushqimore.

Edhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë, Edmond Panariti ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, se sot është dita botërore e ushqimit.

Sipas tij, në Shqipëri shkaku kryesor i kequshqyerjes është varfëria dhe niveli i ulët arsimor. Ja postimi në Facebook i Edmond Panaritit.

Sot është dita botërore e ushqimit, një ditë që kremtohet çdo vit nga Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë FAO që nga viti 1981. Kjo ditë synon të sensibilizojë kryesisht politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin në shëndetin dhe mirëqënien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve. Secili prej nesh ka fuqinë të ndihmojë në ndryshimin e sistemit tonë të ushqimit. Një sistem ushqimi është i përbërë nga mjedisi, njerëzit, institucionet, proceset ku prodhohen produktet, dhe gjithë proceset deri sa ushqimi shkon të konsumatori. Duke konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe duke reduktuar sasinë e mbetjeve që krijojmë mund t’i bëjmë sistemet tona të ushqimit më të qëndrueshme. Sot në botë rreth 842 milionë vetë janë të kequshqyer kronikë. Në Shqipëri, varfëria është shkaku kryesor i kequshqyerjes, por shkak është dhe niveli i ulët arsimor, kujdesi i pamjaftueshëm për nënën dhe fëmijën, dhe veçanërisht aksesi i kufizuar në shërbimin shëndetësor në zonat rurale. Adresimi i kequshqyerjes kërkon veprim të integruar në bujqësi, në sistemin e ushqimit, në menaxhimin e burimeve natyrore, por edhe në shëndetin dhe edukim publik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat