TIRANE- Bebja që ka ardhur në jetë në fund të janarit të 2012, nga prindër të prekur me HIV/AIDS, ka përplasur Ministrinë e Shëndetësisë me shoqatën e personave që jetojnë me këtë sëmundje. Burime pranë Institutit të Shëndetit Publik, i cili monitoron nga afër të gjithë rastet e infektuara nga sëmundja e shekullit, konfirmojnë se foshnjes i janë bërë të gjitha analizat dhe ajo ka rezultuar negative. "Foshnjes i janë bërë të gjitha testet dhe për fat të mirë ajo ka rezultuar negative. Pra foshnja nuk është infektuar me HIV/AIDS. Ajo është krejtësisht e pastër", - na shpjegojnë burime pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Por ndryshe na thonë përfaqësuesit e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS. Sipas tyre, deri tani foshnjës i janë bërë vetëm disa analiza të thjeshta dhe konfirmimi i specialistëve të ISHP-së se fëmija nuk është e prekur, lidhet vetëm me disa shenja të dukshme dhe jo në bazë të rezultatit të një testi special, që në fakt fëmija duhet t'i ishte nënshtruar që kur mbushi tre muajt e parë të jetës. "Në fakt ky duhet të ishte një rast, kur sot i gjithë sistemi shëndetësor të krenohej dhe të thoshte se arritëm që nga një nënë e infektuar të lindë një fëmijë krejtësisht e pastër. Por nuk ndodhi kështu. Foshnjes në fjalë i janë bërë vetëm disa analiza të thjeshta dhe konfirmimi që ajo është e pastër, në të vërtetë lidhet më tepër me faktin se ajo gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë që mund të jetë mbartëse e këtij virusi. Por e vërteta përfundimtare nëse se ky fëmijë është krejtësisht i pastër ose jo, vjen vetëm nëpërmjet testit special që mat ngarkesën virale, test i cili Ministria e Shëndetësisë nuk e bën që prej një viti e gjysmë për shkak të mungesës së kiteve. Por kjo është absurde. Aktualisht QSUT realizon vetëm testin e CD4, por jo këtë test special. Pikërisht për këtë arsye ne i kemi kërkuar prindërve të fëmijës që të na e sjellin foshnjen në Tiranë dhe jemi lidhur me një klinikë private e cila gjithashtu ka marrëdhënie me një klinikë të specializuar jashtë vendit dhe do t'ia marrim ne përsipër këtë analizë. Si për ironi, kjo analizë që do të japë edhe konfirmimin zyrtar nëse foshnja është e pastër apo jo, kushton vetëm 12 mijë lekë të vjetra", - na shpjegon kryetarja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS.
NE VARFERI
Por drama e kësaj familje vazhdon deri në skamje. Dy prindërit nga Mirdita, ndonëse janë vetë të prekur nga virusi i shekullit, jetojnë edhe në varfëri ekstreme. Një ndër kushtet që bebja e porsa lindur të mos rrekej nga virusi që e mbart e ëma, është fakti që ajo nuk duhet ushqyer me qumështin e gjirit të së emës. Pikërisht për këtë arsye, ka qenë shoqata e personave që jetojnë me HIV/AIDS ajo që i ka blerë çdo muaj qumështin e bebes, me një vlerë prej 9600 lekësh të reja në muaj. Ky rast është i pari në vendin tonë, kur fëmija vjen në jetë nën kontrollin e mjekëve, kur dihej që të dy prindërit ishin të infektuar me HIV. Ajo ka ardhur në jetë me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi lindja natyrale shton mundësinë e infektimit dhe deri më tani gëzon shëndet të plotë. Nëse konfirmohet përfundimisht që ajo është e pastër, ky do të ishte rasti i parë në vendin tonë, kur nga një nënë e infektuar me HIV lind një fëmijë i paprekur nga virusi i shekullit.
SOT, DITA BOTERORE
Sipas të dhënave të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend tonë është rritur numri i të prekurve më HIV/AIDS. Vetëm për këtë vit nga periudha janar deri në nëntor janë identifikuar 70 raste të reja të prekur nga virusi i shekullit.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com