Sot dita botërore e refugjatit, nuk
rreshtin krizat e refugjatëve

Së fundmi UNHCR informon për një rekord të ri prej 800,000 njerëzish që u detyruan të largohen përtej kufijve të vendeve të tyre në vitin 2011.
Një raport i publikuar sot nga ana e Komisionerit të Lartë të kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tregon se viti 2011 ka qenë një vit rekord për zhvendosjen me forcë përtej kufijve, me më shumë njerëz që janë bërë refugjatë që prej vitit 2000.

Sipas UNHCR-së viti 2011, për nga niveli i shifrave mund të renditet si ndër më alarmantët e 4-5 viteve të fundit. Në tërësi, 4.3 milion njerëz janë zhvendosur rishtazi nga vendet e tyre të origjinës e mëse 800,000 prej tyre janë larguar nga vendet e tyre si refugjatë.

“Viti 2011 përjetoi vuajtje në një shkallë epike. Jetët e kaq shumë njerzve u hodhën në udhëkryq mes trazirave politike, konflikteve civile, në një hapësirë shumë të shkurtër kohore. Kjo gjë qe me një kosto të madhe personale, njerëzore për të gjithë ato kombe që janë prekur”, tha António Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, drejtuesi i UNHCR-së, agjencia e OKB-së për refugjatët. “Ne mund të jemi mirënjohës vetëm që sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen e njerëzve në nevojë ka qenë i aftë dhe ka mbajtur të hapur kufijtë në pjesën më të madhe të rasteve. Këto janë kohët në të cilat ne testohemi.”

Në të gjithë botën, 42,5 milion njerëz përfunduan në 2011 ose si refugjatë (15.2 milion), të zhvendosur brenda vendit (26.4 milion), ose në procesin e kërkimit të azilit (895,000). Pavarësisht numrit të madh të refugjatëve përgjatë këtij viti, shifra e përgjithshme ishte më e ulët se totali i vitit 2010 (43.7 milion njerëz), kryesisht për shkak të efektit kompensues të një një numri të madh të njerëzve të zhvendosur brenda vendit të cilët u ktheyn në shtëpi: 3.2 milion. Ky ka qenë numri më i madh i të kthyerve në shtëpi në dhjetëvjecarin e fundit.

Parë në një këndvështrim retrospektiv sot raportohen shifra shqetësuese: Një fakt prej tyre është që zhvendosja me forcë nga vendi i origjinës po prek gjithmonë e më tepër njerëz në nivel global në krahasim me nivelin vjetor që tejkalon shifrën 42 milion njerëz për secilin nga pesë vitet e fundit. Në të njëjtën logjikë një tjetër fakt shqetësues është ai se nëse një person bëhet një refugjat ka të ngjarë të mbetet si i tillë për shumë vite – diku i bllokuar në një kamp ose që jetojnë në kushte të të paqëndrueshme në një vend urban; nga 10.4 milion refugjatë të cilët ndihmohen sot nga UNHCR, pothuajse tri të katërtat (rreth 7.1 milionë) kanë qenë të zhvendosur për një kohë shumë të gjatë, për të paktën pesë vjet në pritje të një zgjidhje.

Në përgjithësi, Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i refugjatëve (2.7 milion) i ndjekur nga Iraku (1.4 milion), Somalia (1.1 milionë), Sudani (500,000), dhe Republika Demokratike e Kongos (491,000).

Sic pasqyrohet në të dhënat e fundit rreth katër të pestat e refugjatëve në botë në ditët e sotme zhvendosen në vendet e tyre fqinje, për shembull, në Pakistan janë zhvendosur 1.7 milion njerëz, në Iran 886.500, Kenia 566.500 dhe në Çad 366.500.

Ndër vendet e industrializuara, Gjermania renditet si vendi më i madh pritës me 571,700 refugjatë. Afrika e Jugut, ndërkohë, ishte përfituesi më i madh i aplikimeve për azil individuale me 107.000 të tilla, një status që ka mbajtur konstant për katër vitet e fundit.

Mandati fillestar i UNHCR-së ishte për të ndihmuar refugjatët, por në gjashtë dekada qëkurse kjo agjenci është themeluar puna e saj ka treguar në vijim rritje në ndihmë të njerëzve që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për mbështetje, mbrojtje ndërkombëtare si dhe ata që janë pa shtetësi, dmth u mungon shtetësia e njohur dhe të drejtat e njeriut që e shoqërojnë këtë. Në raportin vjetor Tendencat Globale 2011 UNHCR raporton se vetëm 64 shtete në nivel botëror kanë pasqyruar të dhëna për pashtetësinë në territoret e tyre që do të thotë se për këtë vit, UNHCR mundi të hetojë shifrat për vetëm një të katërtën e rreth 12 milion njerzve pa shtetësi që pretendohet të jenë në gjithë botën.

Por nga 42,5 milion njerëz të cilët figuruan në gjendje të shpërnguljes së detyruar nga shtëpitë e tyre deri në fund të vitit 2011, jo të gjithë ishin nën kujdesin e UNHCR-së. Disa prej tyre, rreth 4.8 milion refugjatë, për shembull, u rregjistruan për ndihmë pranë organizatës simotër të UNHCR-së; Agjensia e OKB-së për punën dhe ndihmën e refugjatëve palestinezë. Ndërkohë në 26.4 milion njerëz të zhvendosur brenda për brenda vendit, sot 15.5 milion e tyre marrin ndihmë e u sigurohet mbrojtje e drejtpërdrejtë nga UNHCR.

Raporti i Tendencave Globale të UNHCR-së i cili lëshohet çdo vit mbi gjendjen e personave të zhvendosur në mënyrë të detyruar pasqyron gjithë shifrat dhe informacionet që lidhen me situatën e refugjatëve në botë.

Shkrimi u botua sot ne gazeten "Shqiptarja.com"
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve