Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon punimet edhe ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet për vendosjen e barrierave ndarëse në rrugë do të jenë në sensin nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.
Punimet pritet që të përfundojnë pasditen e sotme. Ndërkohë që dje përfunduan punimet në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë po vendosen ndarëset.
Komento