Sot dita e rëndësishme për rifillimin e futbollit në Shqipëri, pritet përgjigjja e ministrisë, FSHF takim me 10 presidentët e Superligës

Sot dita e rëndësishme për rifillimin e futbollit në Shqipëri, pritet përgjigjja e ministrisë, FSHF takim me 10 presidentët e Superligës

Sot me shumë gjasë është dita kur Ministria e Shëndetësisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit të vendosin datat për rifillimin e aktivitetit futbollistik. Jo më kot FSHF ka thirrur sot në orën 11:00 në ambientet e saj 10 presidentët e kategorisë Superiore, për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

Nga 18 maj sipas ministres së Shëndetësisë Oegerta Manastirliu do të mund të nisin stërvitjet individuale, por gjatë dy takimeve që grupet e punës së dy institucioneve kanë patur ditët e fundit po synohet që kjo datë të afrohet.

Federata Shqiptare e Futbollit planin e saj e ka të nisë kampionatin me 31 maj ose 1 qershor, në mënyrë që mos të kemi ngjeshje të ndeshjeve, pasi edhe në Kupën e Shqipërisë kanë mbetur pesë raunde pa u zhvilluar.

Si rrjedhojë federata kërkon që stërvitjet e ekipeve të nisin që nesër, më pas një stërvitje dy javore në grup për ekipet, duke filluar nga 18 maj, dhe më pas ndeshjet.

Aktualisht Superliga është ndërprerë në javën e 26 dhe kanë mbetur 10 ndeshje deri në përfundimin natyror të kampionatit. Tirana udhëheq renditjen me 53 pikë, 9 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë