Nën moton ‘’Shëndeti është e drejta ime’’ pacientë dhe aktivistë të të drejtave të pacientëve zgjodhën sot Qendrën Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’ për të adresuar ankesat dhe kërkesat e tyre.
Ky organizim vjen në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me qëllimin për të ngritur zërin për përmirësimin e shërbimeve shëndëtësore dhe zgjidhjen e probleme të tyre.
Egla Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life”, u shpreh se pacientët kanë mungesë infomacioni për të drejtat që gëzojnë, ndërkohë që problemet me ta janë të shumta.
“Shumica e pacientëve deklarojnë të njëjtat gjëra pothuajse gjithmonë që është mungesa e aksesit për shërbimet shëndetësore, është mungesa e mjekimeve sidomos mjekime të shtrenjta dhe sëmundje të rënda dhe pacientët nuk i përballojnë dot, është ndoshta dhe mungesa e një shërbimi korrekt ndaj tyre, radhët e gjata dhe shumë e shumë faktorë të tjerë”, deklaroi Bardhi.
Alma Sheme, paciente e dializës, shprehet se ilaçet i ka siguruar jashtë Shqipërisë, me mundësitë që i janë krijuar përmes familjarëve të saj.
“Ka mungesa nga më të ndryshmet por këto janë më emergjentet, mungesa e ilaçeve është më emergjente dhe mungesa e transportit për pacientët e dializës. Gjithmonë ilaçet e shtrenjta, nuk po flasim për këto se pothuajse të gjithë ilaçet i blejmë vetë”, tha Sheme.
Dallëndyshe Meça, e cila kurohet për diabet, shprehet se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për të.
“Nuk marr as pension as invaliditet, me se ti blej fishat unë që është 50 lekë një fishë dhe duhet ta mas minimumi 4 herë në ditë”, tha Meça.
Në aktivitet u dhuruan edhe 10 karta me të drejtat e pacientëve, referuar Kartës Shqiptare të të Drejtave të Pacientëve.
Redaksia Online
l.q,B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO