Sot Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ministria e Arsimit: Më 12 mars fillon konkursi kombëtar për Gjuhën Shqipe

Në Ditën ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, nga “Mësonjëtorja e Parë” në Korçë, është shpallur data Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, për të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bën me dije se me datën 12 mars do të fillojë konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e nënta.

‘Prej 12 marsit fillon konkursi kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të 9-ta.’- tha Manastirliu.

Ky konkurs, sipas Ministres, Manastirliu, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë.

Ndërsa presidenti Bajram Begaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, me fëmijë të cilët janë rritur në emigracion dhe recitojnë vjershën ‘Gjuha Shqype’ të poetit Ndre Mjeda.

‘Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”.’- shkruan Begaj.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Kjo ditë ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli, asaj shoqërie.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë