Sot, 'Dita Ndërkombëtare e Holokaustit', Holanda kërkon falje pas 75 vitesh

Sot, 'Dita Ndërkombëtare e Holokaustit', Holanda kërkon falje pas 75 vitesh

Bota nuk e harron. Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, trupat e Ushtrisë së Kuqe çliruan të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Aushvic, në Poloni dhe hoqën tmerrin e  Holokaustit. Sot udhëheqësit e botës përqafojnë të mbijetuarit e paktë dhe përballen me ringjalljen e antisemitizmit, teksa kujtesa është gjithmonë e gjallë.

 Më shumë se një duzinë krerësh shtetesh, duke përfshirë Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Presidentin Izraelit Reuven Rivlin, do të marrin pjesë në ceremonitë e orës  15.30  në "Portën e Vdekjes".

Në Aushvic 1,1 milion njerëz humbën jetën në dhomat e gazit të kampit ose nga uria, të ftohtit dhe sëmundjet.

Themeluar nga Gjermania naziste në Poloninë e okupuar në 1940, fillimisht për të strehuar të burgosurit politikë polakë, ai u bë më i madhi nga qendrat e shfarosjes, ku u vendos në praktikë "Zgjidhja përfundimtare", plani hitlerian për shfarosjen e plotë të hebrenjve.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Sonte natën në Memorialin e Holokaustit në Berlin janë ndezur 75 qirinj me rastin e shënimit të Ditës së sotme të Kujtimit të Holokaustit dhe 75-vjetorit të çlirimit nga kampi përqendrimi nazist Aushvic-Birkenau.

Ceremonia e qirinjve u organizua nga Shoqata Europiane e Hebrenjve të vrarë dhe Memoriali i Holokaustit.

“Në çdo ditë të caktuar, por para së gjithash në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, ne duhet të tregojmë fytyrën tonë, ne duhet të ngrihemi së bashku në mënyrë që fjalët e përsëritura kurrë të mos jenë më boshe,” tha Lea Rosh, drejtuesi i shoqatës.

Me këtë raste është mbajtur edhe një meshë në Katedralen e Berlinit, dhe një seri ceremonish përkujtimore do të mbahen në kryeqytetin gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Aushvic/75 vjet më vonë, në kampin ku gjetën vdekjen 1.1 milion njerëz (VIDEO)

Që nga çlirimi i tij 75 vjet më parë, më 27 janar të vitit 1945, Kampi i Aushvic është bërë një nga simbolet e mizorive të Holokaustit.

1,100,000 burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në kampin e vdekjes naziste.

Të burgosurit e dërguar në kamp përfshinin hebrenjtë, ciganët, homoseksualët, Dëshmitarët e Jehovait, Polakët dhe Sovjetikët.

Aushvic ishte kampi më i madh i përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe 80% e atyre që mbërritën atje u vranë menjëherë.

Këto imazhe video të filmuara sot zbulojnë përmasën e këtij vendi ku u ‘mbollë’ vdekja…

 

Ora 11:18
Hollanda dhe Holokausti, Kryeministri Rutte kërkon falje pas 75 vitesh

Megjithëse me vonesë, nga Hollanda më në fund ka ardhur një falje për komunitetin hebre për veprimet e qeverisë së Hagës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ishte Kryeministri Mark Rutte ai që kërkoi falje gjatë Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Amsterdam.

"Tani që të mbijetuarit e fundit janë akoma midis nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë", tha Rutte.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë që qeveria hollandeze të kërkonte falje për persekutimin e hebrenjve në Hollandë dhe dëbimin e tyre masiv në kampet e shfarosjes. Vetë Rutte ndryshoi qëndrimin e tij të vitit 2012, kur ai deklaroi se nuk kishte arsye të kërkonte falje.

Hollanda nuk i ka mbyllur ende plotësisht llogaritë për vitet e errëta të dëbimeve, kur 38,000 nga 140,000 hebrenjtë e dërguar në kampet e shfarosjes mbijetuan.

"Varet nga ne, brezat pas luftës, të vazhdojmë të përkujtojmë, nderojmë të rënët, emrin për emër", shtoi Kryeministri duke vendosur një kurorë në Memorialin Kombëtar të Holokaustit në Amsterdam, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të kampit të shfarosjes së Aushvicit. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda