TIRANE - Prej disa javësh emri i biznesmenit izraelito-gjeorgjian Amiran Dzanazhvili është kthyer në lajmin e parë në të përditshmet shqiptare, në lidhje me aktivitetin e tij dhe investimet në Shqipëri.

Aktualisht është Sektori i Pastrimit të Parave që po heton mbi transaksionet e Dzanazhvilit në një sërë fushash në Shqipëri, përfshi ato me biznesmenë të kompanive të basteve “Xhoi loto” apo dhe me biznesmen shqiptarë në fushën e medias dhe hidrokarbureve.

Në këtë debat një ditë më parë ka ndërhyrë dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili me një shënim në rrjetin social Facebook e cilësonte atë si financuesi kryesor i fushatës së Partisë Socialiste. 

Por sot nuk mungoi dhe reagimi i vetë Dzanazhvilit i cili i quan të pabazuara akuzat e Berishës duke i kujtuar këtij të fundit që ata njihen.

Një fakt që vërteton se Amiran Dzanazhvili njihet me Sali Berishën prej shumë vitesh kur izraelito-gjeorgjiani ishte ndër biznesmenët që Berisha i rezervonte vendin e parë në tryezë.

foto1

foto2


Pamjet i përkasin forumit ekonomik Izrael-Shqipëri mbajtur në nëntor të vitit 2011 në Izrael ku ish-kryeministri Berisha mbante fjalë në takimin me investitorët mes të cilëve bën pjesë dhe Amiran Dzanazhvili.

Aktualisht Dzanazhvili është në hetim në shtetin rumun, ku dhe ai vetë e pranon këtë fakt por mohon të jetë i arrestuar duke thënë se ai ndodhet në Londër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)