TIRANE - Besimtarët katolikë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, kanë filluar që nga mbrëmja e djeshme e sot, kremtimin e Pashkëve ose Ringjalljen e Krishtit. Mesha madhështore janë mbajtur në Tiranë e Shkodër.
TIRANE, MESHE NE KATEDRALEN E SHEN PALIT
Në Tiranë, besimtarët katolikë i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme, Katedrales së "Shën Palit" për të kremtuar Ringjalljen e Krishtit. Katolikët në mbarë botën, kremtojnë sot ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij. Ata do të kryejnë të gjtiha ritet sipas besimit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje ndaj Krishtit, i cili besohet se vdiq në kryq si shpagim i mëkateve të të gjithë njerëzimit.
SHKODER, MESHE NGA ARQPESHKVI MASSAFRA
Në Shkodër, besimtarët iu drejtuan katedrales |Shën Shtjefni", ku ndoqën meshën e drejtuar nga Arqipeshkvi Angjelo Massafra. Në mesazhin e urimit, besimtarëve të krishterë, Arqipeshkvi Massafra theksoi faktin se festa e Pashkës është një mundësi më shumë që Zoti na jep për të vënë përsëri rregull në jetën tonë, për tu dhënë me të vërtetë rëndësi gjërave që kanë rëndësi. Në meshën e drejtuar nga Imzot Angjelo Massafra, iu përcollën urimet më të mira të gjithë besimtarëve të krishterë ne qarkun e Shkodrës.
RRESHEN, RITUAL BEKIMI NGA MONSINJOR PALMIERI
Rituali i bekimi u zhvillua po ashtu edhe në qytetin e Rrëshenit.nga ipeshkvi i Dioqezes, monsinjor Cristoforo Palmieri. Para këtij momenti, të ardhurit e shumtë, kane qenë pjesë e Lutjes, prirë nga bariu i tyre, ndërsa më pas është bërë bekimi i ushqimeve, i qindra personave që ishin grumbulluar me ushqimet e Pashkës, tek hyrja e Katedrales.
Mbi të gjitha, me rëndësi ishin lutjet e përshpirta dhe përcjellja e një mesazhi human një ditë para Pashkës së Madhe, pikërisht atë që ka të bëjë me humanizmin njerëzor, për ta drejtuar vëmendjen dhe tek ata që nuk kanë, ashtu siç Jezu Krishti, u kryqezua dhe vuajti ekstremisht për të mirën e njerëzimit.
Ky është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët - nga vdekja trupore dhe frymore - në Jetën e Re të Amshuar.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com