Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, mbërriti në Poloni, ku u prit nga kryeministri Donald Tusk për të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës. Efekte, makina mbërrin, takon Donalt Tusk, planet brenda
Konferenca, bën bashkë krerë të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota, për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime në sektorët më të prekur nga agresioni rus.
Gjatë një fjale, në sesionin e dytë plenar të Konferencës, kryeministri Rama tha se Ukraina po rindërtohet ndërsa njëkohësisht mbron veten, e kontributi më i mirë që mund t’i bëhet, sipas tij është që ky proces të mos ketë vonesa.
“Nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme. Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare, rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi europian i Ballkanit Perëndimor janë procese që përforcojnë njëri-tjetrin.
“Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike”, tha Rama.
Konferenca dy ditore synon rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të Ukrainës në energji, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij në Poloni, kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministren e Ukrainës Yuliia Svyrydenko.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës.
Komente








