Sot është 1 prilli, ja historiku i
ditës së gënjeshtrave
Sot është 1 prilli, dita që në gjithë botën njihet si dita e gënjeshtrave. E njohur si një festë me origjinë pagane, kjo ditë shënonte dikur ardhjen e pranverës. Në fillesat e krishtërimit, shumë njerëz talleshin me ata që ende e festonin këtë datë.
TIRANE - Sot është 1 prilli, dita që në gjithë botën njihet si dita e gënjeshtrave. E njohur si një festë me origjinë pagane, kjo ditë shënonte dikur ardhjen e pranverës. Në fillesat e krishtërimit, shumë njerëz talleshin me ata që ende e festonin këtë datë.
Dijetarët e traditave popullore japin versione të ndryshme, të bazuar më shumë në hamendje se në teori të provuara shkencërisht, që e rrethojnë lindjen e kësaj tradite me një atmosferë misterioze. Midis hipotezave të ndryshme dy janë më të mundshme.
Njëra nga hipotezat aludon se që prej vitit 154 p.e.s 1 prilli shënonte fillimin e vitit, ndërsa më 1564 Mbreti Charles IX vendosi të miratojë kalendarin ‘Gregorian’ sipas të cilit u zhvendos fillimi i vitit në fillim të janarit. Disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën. E si pasojë filluan të tallen çdo vit, duke i dërguar “tradicionalistëve” çdo 1 prill dhurata shaka ose i ftoin ata në festa fantazmë.
Hipoteza tjetër, mjaft e përhapur, i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin solistik pranveror. Pas dimrit, ardhja e pranverës shënonte rinovimin e tokës dhe jetës.
Me këtë rast, mes 25 marsit dhe 1 prillit, ato përdornin dhurata për të marrë me të mirë zotat dhe bënin sakrifica të ndryshme për nder të tyre. Festa ishte gjithashtu një mundësi për të shprehur veten maksimalisht në liri të plotë: me shaka, tallje, gënjeshtra.
Me ardhjen e Krishtërimit në Perandorinë Romake festat e këtij lloji, me vullnetin e Kishës , u zëvendësuan me festat e tjera fetare, në mënyrë për të zhdukur përgjithmonë zakonet dhe traditat pagane.
Kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve. Njerëzit që këmbëngulnin në festimin e ritit të vjetër pagan ishin objekt tallje dhe shakaje të të gjitha llojeve.
Të dyja hipotezat, megjithatë, konfirmojnë origjinën pagane dhe gazmore të festës, e cila vazhdon edhe sot, megjithëse me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50