Dita e sotme është quajtur “E hëna blu” dhe konsiderohet si dita më e trishtuar e vitit.

Kjo ditë përcaktohet duke llogaritur të hënën e javës së tretë të muajit janar e cila ka filluar të quhet e tillë përpara disa dekadash në Angli.

Psikologu Cliff Arnall e shpjegon këtë traditë me faktin që njerëzit reflektojnë për paratë e shumta që kanë shpenzuar gjatë pushimeve të fundvitit, ushqimit të tepërt të konsumuar gjatë festave dhe si përfundim puna e cila ka filluar vrullshëm.

e hena blu


Kjo situatë e trishtë nis nga kushtet e disfavorshme meteorologjike që ka kjo ditë.

Një thirrje për dëshpërim e bëjnë edhe fushatat komerciale të udhëtimeve për shkak se bien shitjet e biletave nga shpenzimet e udhëtimeve për fundvit dhe nisin reklamat e shumta.

Enti jofitimprurës “Mental Health UK” kujdeset për shëndetin mendor të njeriut duke ofruar këshilla të posaçme.

Ndërsa sa i përket ushqimit British Dietic Association sugjeron që në këtë ditë të konsumohet shumë ushqim për ta kaluar stresin.

Këshillohet që të mos konsumohet kafeinë dhe pije energjike, por pije hidratuese.

Ndërsa për ditën më të lumtur duhet që të presim gushtin pasi kjo ditë korrespondon me datat nga 21 deri më 24 gusht.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)