Sot finalja e Europa League,
2 ekipe spanjolle diskutojnë trofeun

Sot finalja e Europa League,<br />2 ekipe spanjolle diskutojnë trofeun
Sot në mbrëmje do të vendoset edhe trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin europian në rang klubesh. Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao do të takohen mes tyre në finalen e Europa League në stadiumin e Bukureshtit. Kjo, pasi të dyja skuadrat spanjolle fituan ndeshjet e tyre gjysmëfinale kundër Valencias respektivisht Sporting Lisbonës për të siguruar përballjen për trofe.

Finalja e sotme vë përballë dy nga ekipet më në formë të këtij turneu. Madrilenët e kanë herën e dytë në këtë finale në 3 vitet e fundit, në këtë kompeticion që ka zëvendësuar kupën UEFA. Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka mbeshtetur skuadren e tij perpara finales se Bukureshtit sot në mbrëmje. Trajneri argjentinas, pasi ka marre ne drejtim skuadren ne mesin e sezonit ka mundur qe ta coje ate deri ne finale, dhe tashme shpreson qe te finalizoje nje sezon te suksesshem.

“Eshte gjithmone speciale nje finale, sepse ne cdo rast eshte unike. Duhet qe te shijosh momentin. Dikush pergatitet gjithe jeten per te luajtur ne nje ndeshje te tille. Mund te pergatitesh gjithe jeten dhe gjithsesi deri ne fund duhet te jesh me fat te luash ndeshje te tilla. Keto jane momente shume te rendesishme” ta Diego Simeone.

Në mbrëmjen e sotme në stadiumin e Bukurestit do të jetë edhe një sfidë e bukur për të dy trajnerët që janë argjentinas, Simeone dhe Bielsa. I pari është një nxënë i Bielsës dhe ka thënë se admiron teknikun si njeri dhe trajner. Finalja e Europa Leaue i paraprin finales së Champions League në 19 Maj mes Chelsea dhe Bayern. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj