TORINO - Sot në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 do të luhet finalja e Europa League ndërmjet Seviljas dhe Benfices në Juventus Stadium në Torino. Një derbi iberik në një finale emocionuese ku skuadrat do japin gjithcka për të bërë të tyren trofeun prestigjoz. Benfika luan finale e dytë radhazi në Europa League dhe këtë herë është favorite por luan edhe për të prishur një mallkim.
Benfica ëndërron të ndërpresë serinë negative të humbjes së 7-të finaleve radhazi në Europë. Trajneri Jorge Jesus sqaron se "mallkimi që ndjek luzitanët u jep më shumë motivim dhe do të përfundojë sot."
Por trajneri i spanjollëve të Seviljas Unai Emery lëshon sfidën:
"Ata bëjnë mirë të ndihen favoritë por ne i kemi të gjitha mundësitë të ndihemi të fortë dhe të fitojmë." përfundon Emery.
/Shqiptarja.com