Sot finalja e Kupës së Shqipërisë
Laçi- Kukësi, shpreson edhe Teuta

Sot finalja e Kupës së Shqipërisë<br />Laçi- Kukësi, shpreson edhe Teuta
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit sot në orën 19:00 do të mbyllë zyrtarisht këtë edicion të futbollit shqiptar.
 
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ ndërsa interesi është maksimal nga tifozët e dy qyteteve, por jo vetëm, pasi në lojë është pjesëmarrja në Europë dhe Teuta shpreson.
 
Kukësi synon trofeun e parë në histori dhe në epokën e presidentit Safet Gjici dhe hakmarrjen ndaj bardhezinjve për finalen e humbur, ndërsa Laçi kërkon kupën për të shpëtuar edicionin dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League në një edicion të dështuar në kampionat.
 
Por nëse fiton Kukësi do t’i jepte mundësi Teutës që të merre pjesë në Europë për edicionin tjetër, pasi ndodhet në vendin e 4, ndërsa triumfi i laçianëve do të shuante shpresat e durrsakëve.
 
Janë përcaktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit.
 
Kjo finale do të drejtohet nga një treshe arbitrash italianë. Gjyqtar kryesor i takimit, do të jetë Marco Guida, asistentë të tij do të jenë Lorenzo Manganelli dhe Alessandro Costanzo.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!