Merr fund makthi! Nëna lehonë do marrë në krah të birin! Lirohet nga qelia: Vajzën e parë s'më lënë ta takoj, s'e kam braktisur! Avokati: Qytetarët do ia paguajnë gjobën (VIDEO)

TIRANË- Diana Bahçja do të marrë sërish fëmijën e saj në krah, pasi drejtësia ia mohoi këtë moment unik, vetëm 8 ditë pasi e kishte sjellë në jetë djalin. Nëna lehonë nga Mati u lirua sot nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. Rasti i saj ka prekur zemrat e të gjithëve, ku shumë qytetarë janë shprehur të gatshëm për të shlyer pagesën. Kjo gjobë ishte fillimisht 250 mijë lekë, por duke qenë se e reja ka bërë 10 ditë burg, shuma ka zbritur në rreth 200 mijë lekë. 

E qetë, Diana, 26-vjeç, doli sot para trupit gjykues, e ku ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak në dijeni të dënimit, teksa ka folur edhe për vajzën e parë që akuzohet se e ka braktisur.

"Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza", tha thënë ajo në gjyq.

Avokati i të resë së basku më bashkëshortin, ka një falënderim për mediat, pasi janë të sigurt se nëse ngjarja nuk do ishte bërë publike, çështja nuk do kishte marrë një zgjidhje.

“E falenderoj nga zemra që ia dhanë të drejtën e lirisë. S’kemi qenë në dijeni të gjobës”, tha bashkëshorti.

“Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.

Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Kjo solli edhe zemërim social, ku të gjithë njëzëri ishin kundër burgosjes së saj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Lirimi nga burgu i nënës lehonë, avokati: Kemi marrë telefonata nga njerëzit që duan të shlyejnë gjobën për të

 

Avokati i Diana Bahces, e cila u lirua nga burgu pas 10 ditësh u shpreh gjobën e mbetur do ta shlyejnë njerëzit e ndryshëm që janë vetëofruar për ta ndihmuar në mënyrë që të kthehet te fëmija.

“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.

Ora 13:36
Avokati: Do i gjejmë lekët për gjobën 250 mijë lekë! Prokurori: Kërkoj lirimin e nënës lehonë dhe t’i jepet kohë për të paguar

1679056478_Screenshot5.jpg

Pasi avokati i nënës lehonë ka deklaruar se do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh, prokurori Endrit Bimi i ka kërkuar gjykatës që të lirojë nënën lehonë Diana Bahçja Hoshi që ta lirojë dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.

Ora 13:33
Nëna lehonë në burg, prokurori nuk heq dorë: Nëse do paguani gjobën, do revokojmë akuzën

1679056314_Screenshot3.jpg

Prokurori Endrit Bimi është shprehur se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh.

“Vendimi i ekzekutimit është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguaje gjobës. Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur organi i akuzës është dakort të revokojë vendimin me burg”, thotë prokurori.

Ora 13:01
Seanca në gjykatën e Tiranës ndaj nënës lehonë, gratë nga forumi i PL-së dhe PD thirrje që të lirohet: Çmenduri, kërkojmë drejtësi

1679055570_Screenshot6.jpg

Arbiona Halimi, Miranda Rira së bashku me disa gra nga forumi i Partisë së Lirisë dhe PD ndodhen në burgun e ri të grave. Kjo për shkak se kërkojnë lirimin e nënës lehonë, Diana Bahçes të arrestuar, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

“Drejtësia duhet të vihet në vend. Askush nuk ndëshkon ata që janë zhytur në korrupsion, por kur vjen fjala për të ata që janë të dobët atëherë del në pah forca e ligjit. Sot jam këtu si nënë të jap zërin tim, për të bashkuar forcat dhe për të ndihmuar këtë grua. Është një foshnje vetëm 18 ditë sot. 18 ditë fëmija të jetë pa nënë, kjo është çmenduria më e madhe. Diana Bahçe duhet liruar sot dhe duhet të dërguar pranë foshnjës së saj.”, tha ajo.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 17/03/2023 16:14

    Ky incident eshte bere qellimisht te perdoret nga Rithemelimi dhe PL, sic e shikoni, dhe per me teper ne rrethin e Shkodres. Ky vendim ishte marre kohe me pare, qe do te thote mund te ishte vendosur per tu kryer ky vendim me perpara, por vendosen te perdorin nje nga keto raste per te treguar se ky eshte faji i qeverise, kur mendoj se ky eshte rast qe tregon se drejtesia eshte e kapur akoma nga Berisha dhe Meta. A ka me indinjate se te shikosh nje nene lehone ne kete gjendje dhe kjo pa diskutim psikologjikisht e indinjon popullin, dicka qe i duhet opozites se mbaruar, sidomos ne zonen e Shkodres. Sikur maxhoranca mos te reagoje, opozita do e akuzoje se nuk do t'ia dije, por edhe te reagoje dhe t'i kerkoje drejtesise ta lirojne, opozita do e akuzoje, se qeveria keshtu ben me cdo ceshtje gjyqesrore, ka force te nderhyje.

    Përgjigju
    • LORENC: 18/03/2023 17:45

      PIKA I RENTE KTYRE ORE MIQ KTA POLITIKANET TANE KANE VJEDHUR ME MILJARDA E SU KA HYRE GJEMB NE KEMBE KY PROKURORI DO VARUR NE MES TE SHKODRES ORE ,E PASKA HALLALL PLUMBIN KY

  • Qwert: 17/03/2023 16:11

    Te arrestohet prokurori rrugac edhe gjukatesi te pakten 10 vjet burg,,,

    Përgjigju
    • Xhiku: 17/03/2023 22:20

      Endrit Bimi eshte nje prokuror maskara dhe I korruptuar deri ne palce. Eshte ne rastetor e rralla kur kalon me shumice vettingun dhe komisioneri publik nuk e ankimoi vendimin e kpk dhe keshtu ky kaloi vettingun e turpshëm.

  • asolingo: 17/03/2023 15:06

    Ne Shqiperi egziston ligji i debilare 90%e parlamentet jane pa shkolle.Nuk e di po te qe motra ime se si do veproja….

    Përgjigju
  • Albania: 17/03/2023 14:39

    Lepura me kriminelet dhe te forte me fukarenjte.

    Përgjigju
  • Max: 17/03/2023 14:20

    Vetem prokuror nuk eshte ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët