Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka mbaërritur në GJKKO për të ndjekur në sallën e gjyqin seancën e parë në themel të dosjes "Meta".
Blushi i bëri thirrje Gjykatës së Posaçme të pranojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për transmetimin live në media të seancave gjyqësore. Deputeti tha se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që pendgon realizimin e kërkesës së Metës.
"Në emër të Partisë së Lirisë në nisje të seancës në themel, dua të përsëris thirrjen publike për transparencën që GJKKO, t’u mundësojë të gjithë mediave pa përjashtim, aksesin për transmetim live të kësaj seance. Nuk është një seancë e zakonshme, dhe për shkak të kësaj rëndësie, dua t’u mundësohet të gjithë mediave pa përjashtim transmetimi live, sepse transparenca dhe llogaridhënia janë një detyrim, për çdo institucion publik dhe për çdo funksionar publik. Nuk po bëjmë asgjë më shumë se sa po kërkojmë të garantohet një standard që vendin ynë e ka garantuar 30 vite më parë, kur transmetoheshin live gjyqet e ish-bllokmenëve. Nuk ka asnjë arsye përse mos të transmetohet live edhe kjo seancë nga sekonda e parë, te sekonda e fundit",- tha Blushi.
"Nuk ka asnjë mbështetje ligjore në rast se gjykata do të refuzojë këtë kërkesë",- theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Nis gjyqi në themel për dosjen 'Meta', GJKKO nuk lejon transmetimin e gjithë seancës live! Ish-presidenti në kafaz: Procesi i montuar! Mungon nëna e Kryemadhit, shtyhet seanca (VIDEO)











