Hapet ura e Kroacisë 2.4 km e gjatë që do të transformojë udhëtimin në Ballkan! Mbi 438 mln dollarë

Duke filluar nga dita e sotme ura e Peleshac e Kroacisë i krijon udhëtarëve mundësinë të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Përafërisht me një strukturë 2,4 kilometra e gjatë, një nga projektet më ambicioze të këtij lloji që kur Zagrebi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991-shin, do të transformojë udhëtimin në Ballkan.

“Ura do të thotë jetë e re në dejet e njerëzve që jetojnë në këtë anë, si edhe pë rata që fluturojnë drejt Dubrovnikut. Tani do të jemi në gjendje të udhëtojmë përmes rrugës pa qenë nevoja të kalojmë në pika kufitare.”-tha Smilja Delic.

“Mendoj se gjërat do të jenë më të thjeshta në Peljesac. Nuk do të varemi më vetëm nga tragtet, nuk do të na duhet të presim më në dy pika në kufi. Pritjet atje ishin shpeshherë të lodhshme e të mundimshme, e krijonin pakënaqësi mes njerëzve që jetojnë këtej. Përpos kësaj, edhe drejt qyteteve fqinjë rruga shkurtohet shumë.”- tha Sabina Mikulic

Vendasit mendojnë se një hap i tillë do të ndihmojë shumë edhe turizmin e goditur fort nga dy vite pandemi. Ura e Peleshacit, praktikisht e bën më të lehtë udhëtimin në bregdetin kroat, pa pasur nevojë të kalohet kufiri në Bosnje e Hercegovinë.

Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian.  Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë. Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e fitoi një korporatë kineze.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar