KATAR 2022/ Sot Irani përballet me SHBA-të, qeveria iraniane kërcënon me burg familjet e lojtarëve të ekipit kombëtar

KATAR 2022/ Sot Irani përballet me SHBA-të, qeveria iraniane kërcënon me burg familjet e lojtarëve të ekipit kombëtar

Ekipi kombëtar i Iranit

Qeveria iraniane thuhet se ka kërcënuar ekipin kombëtar të futbollit dhe familjet e lojtarëve. Shtetet e Bashkuara përballen me Iranin (sonte në orën 20:00) në një lojë ku amerikanëve u duhet të fitojnë që të avancojnë. Irani mund të kalojë në fazën eliminatore me një fitore ose një barazim.

Prej më shumë se dy muajsh, Irani është përballur me protesta të vazhdueshme, pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini (aka Jina Amini) dyshohet se u vra në një stacion policie pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të “hixhabit”.
Kombëtarja ka qëndruar në krah të protestuesve. Para ndeshjes kundër Anglisë, ajo qëndroi në heshtje gjatë himnit kombëtar të vendit, duke refuzuar të këndojë. CNN raportoi të hënën se familjet e skuadrës iraniane janë kërcënuar me burg dhe torturë nëse lojtarët nuk 'sjellen siç duhet' kundër Shteteve të Bashkuara.

Trajneri amerikan Gregg Berhalter dhe kapiteni i ekipit Tyler Adams u  sulmuan nga gazetarët iranianë në konferencën për shtyp. I pyetur për politikën në Iran, Berhalter u përgjigj: "Unë nuk di mjaftueshëm për politikën, unë jam një trajner futbolli".

Berhalter trajtoi gjithashtu polemikën që shpërtheu në mediat sociale gjatë fundjavës kur skuadra SHBA postoi një version të flamurit iranian në të cilin stema e Republikës Islamike ishte fshirë. Trajneri tha se ai, stafi i tij dhe lojtarët e tij "nuk e kishin idenë se çfarë po bënte SHBA". Postimet u fshinë më vonë.

“Kushtet në vendin tonë nuk janë të përshtatshme dhe njerëzit tanë nuk janë të lumtur”, tha kapiteni Ehsan Hajsafi para gazetarëve pas ndeshjes. Hajsafi tha gjithashtu se familjet e viktimave “duhet ta dinë se ne jemi me ta, i mbështesim dhe i simpatizojmë”.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes