Sot jepej vendimi për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen nga çështja dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë

Sot jepej vendimi për atentatorët e Inez Hajrullës, tërhiqen nga çështja dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë

Momenti i atentatit ndaj Inez Hajrullës

VLORË- Tërhiqen nga çështja, dy gjyqtarët e Apelit të Vlorës që ditën e sotme do të jepnin vendimin, nëse do të ndryshohej masa e arrestit për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrulla.

Dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia kanë kërkuar të dorëhiqen, por nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen e dorëheqjes. I vetmi që nuk është dorëhequr ka qenë Sokol Ngresi nga treshja gjykuese. Brenda seancës është bërë zëvendësimi i trupës gjykuese ndërsa dy gjyqtarët e rinj kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet e Shkallës së Parë ku po gjykohet çështja për të përcaktuar nëse kanë kaluar ose jo afatet. Seanca e radhës pritet të jetë data 21 Prill në orën 13:00.

Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë nëpërmjet avokatëve të tyre kanë bërë kërkesë për ndryshim mase. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit në një masë më të lehtë, ndërkohë që shtyrja e seancës është bërë disa herë për arsye të ndryshme.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të 2019  në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • polici: 12/04/2022 19:12

    gjall esht akoma ky shoku i faqe djegurit qe na la shendene para ca kohe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë