Krujë/ Gjykata lë në burg 4 të 'fortët' e Niklës, Lutfi Haka në arrest shtëpie (Foto)

KRUJE- U zhvillua sot në Gjykatën e rrethit, seanca për dhënien e masës së sigurisë për 5 të fortët e Niklës. Gjykata është rrethuar nga forca të shumta policore, ndërkohë që masa e sigurisë për 4 nga të arrestuarit, është arrest me burg, ndërsa Lutfi Haka është lënë në arrest shtëpie. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se Lutfi Haka është lënë i lirë, pasi nuk ka patur prova që ta implikonin atë me akuzën e prokurorisë, për armëmbajtje pa leje. Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza dhe  Markelen Haka janë lënë në arrest me burg. Avokati i njërit prej të arrestuarve në Nikël të Fushë-Krujës, Ilir Murati, ka thënë për Report Tv se shpata që iu sekuestrua klientit të tij, Valter Bami, nuk është armë e ftohtë.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, një nga personazhet që ka trazuar politikën shqiptare në 2 vitet e fundit, për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton nga Kruja se prokuroria e Krujës kërkon arrest me burg për të 5 të ndaluarit.

Aksioni në Nikël u zhvillua më 12 shtator dhe u ndaluan 11 persona. Pas verifikimeve policia vendosi të mbajë si të ndaluar vetëm 5 prej tyre. Gjatë aksionit të policisë në Nikël, u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, fishekë, dylbi, një sasi parash euro dhe dollarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
Avokati i Valter Bamit: Shpata ishte për punë në bujqësi, u terrorizua familja e tij

Avokati i njërit prej të ndaluarve në Nikël të Fushë-Krujës, Ilir Murati, ka thënë për Report Tv se shpata që iu sekuestrua klientit të tij, Valter Bami, nuk është armë e ftohtë.

Sipas Muratit, shpata e sekuestruar ka qenë për përdorim në bujqësi, ndërkohë që sipas tij, policia ka terrorizuar familjen e Bamit.

 

Klienti akuzohet për armëmbajtje pa leje. Kërkesat për arrest në shkelje të ligjit pasi është dhunuar banesa e klientit tim. Ajo nuk është shpatë, sepse përdoret për përdorim bujqësor. Parashikohet gjobë ose burg. Ligji parashikon që rrezikshmëria të jetë shumë e lartë.

Në këto rrethana ne mendojmë se këto kërkesa janë të pajustifikueshme. Nuk mundet që prokuroria të vijë me këto masa drastike për të bërë shoë, sikur po luftohet krimi. Nuk ka vend për masa të tilla, duket shumë artificiale. Është terrorizuar familja e klientit tim, nëna e tij e paralizuar.

Ilir Murataj, avokati i Valter Bamit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/09/2018 12:56

    Shpata nuk ka qene per bujqesi por per te prere baluket o avokat. Nuk kane para te shkojne tek berberi dhe rruhen vete me shpate. Kjo do ishte me e besueshme. Keta te qellonte RENEA " pa dashje " dhe jo ate me cifte ne lushnje.

    Përgjigju
    • askush: 16/09/2018 14:57

      askush

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja