Avokati i Valter Bamit: Shpata ishte për punë në bujqësi, u terrorizua familja e tij

Para nisjes së seancës për dhënien e masës së sigurisë për 5 të ndaluarit e Fushë-Krujës, ka folur edhe avokati Ilir Murati. Murati, avokati i Valter Bamit, njërit prej të ndaluarve në Nikël të Fushë-Krujës, ka thënë për Report Tv dhe gazetarin Arsen Rusta se shpata që iu sekuestrua klientit të tij, Valter Bami, nuk është armë e ftohtë. Sipas Muratit, shpata e sekuestruar ka qenë për përdorim në bujqësi, ndërkohë që sipas tij, policia ka terrorizuar familjen e Bamit.

Klienti akuzohet për armëmbajtje pa leje. Kërkesat për arrest në shkelje të ligjit pasi është dhunuar banesa e klientit tim. Ajo nuk është shpatë, sepse përdoret për përdorim bujqësor. Parashikohet gjobë ose burg. Ligji parashikon që rrezikshmëria të jetë shumë e lartë.

Në këto rrethana ne mendojmë se këto kërkesa janë të pajustifikueshme. Nuk mundet që prokuroria të vijë me këto masa drastike për të bërë shoë, sikur po luftohet krimi. Nuk ka vend për masa të tilla, duket shumë artificiale. Është terrorizuar familja e klientit tim, nëna e tij e paralizuar.

Ilir Murataj, avokati i Valter Bamit

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit. Ai u ndaluar më 12 shtator gjatë aksionit që policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA zhvilluan në Nikël të Fushë-Krujës ku u shoqëruan 11 persona e 5 qëndruan si të ndaluar nga policia.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe vaksinimi, a duhet të hiqet ora policore?

Komento

Komente

  • Hajdari: 16/09/2018 21:26

    O Avokat mundesh te na shpjegosh cfar punesh bente ne bujqesi me shpate klienti jot o karagjoz.

    Përgjigju
  • tonin: 16/09/2018 14:27

    mire o avokat trapi,shpata per buqesi,po pistoleta per blegtori ishte??

    Përgjigju
  • Loran shehu: 16/09/2018 11:00

    Ku ka katqndisur renea e policia meret me shpata

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Falja e Fitër Bajrami në orën 06:10 në Sheshin 'Skënderbej'