Krishtlindja në qytetet e Shqipërisë, festa e besimtarëve katolikë e ortodoksë dhe urimi: Paqe e dashuri paçim të gjithë

Krishtlindja në qytetet e Shqipërisë, festa e besimtarëve katolikë e ortodoksë dhe urimi: Paqe e dashuri paçim të gjithë

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e birit të zotit, Jezu Krishtit, një nga festat më të rëndësishme për ta.

Në katedralen e Shkodrës me qindra besimtarë, të cilët mbushën edhe ambientet e jashtme të saj, ndoqën meshën e shenjtë që u mbajt nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër - Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili në fjalën e tij uroi paqe.

"O zot bëj që paqja të jetë në zemrat tona dhe në tokë. Urimi është të fest

Krishtlindja u festua në një mënyrë të veçantë në Mirditë. Pas ritualit fetar dhjetëra qytetar festuan në sheshin Abat Doci të Rrëshenit, duke kaluar momente argëtuese dhe të gëzueshme.

Ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikolli në Lezhë, ju bashkuan qindra besimtar katolik, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes së të dielës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.

Në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës.

“Qoftë viti i mbarë dhe me shëndet”

“Uroj të gjithë popullin shqiptar, Më mirë qofshim. Durim e paqe e dashuri paçim të gjithë”.

“Paqë, mirësi dhe vëllazëri me njëri tjetrin. Luftën ta zhdukim fare”

“Ju urojmë jetë, shëndet, mirësi dhe paqe”

“Urojmë të gjithë besimtarët për krishtlindjet, por dhe urojmë të gjithë qytetarët e Durrësit, një vit i mbarë dhe i gëzuar në familjet e tyre”, u shpreh kryetarja.

At Kostandin Prifti gjatë meshës në kishën 'Shën Theodori', në Vlorë, foli për më shumë harmoni, paqe, shëndet dhe lumturi. Të shumtë kanë qenë edhe besimtarët të cilët kanë ndezur qiri dhe janë lutur për ditë më të mira.

Urimit për shëndet dhe paqe të Mitropolit të Apolonisë dhe Fierit, Hiresi Nikolla ju bashkuan edhe besimtarë e figura të politikës.

Në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë besimtarët kanë pritur lindjen e Krishtit në meshën e udhëhequr nga mitropoliti i hirësi Johani. Urime për më shumë paqe dhe dashuri dhanë edhe qytetarët.

Edhe në Lushnje qindra besimtarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Krishtlindjeve në kishën e Shën Palit e Pjetrit që e drejtori Famulltari Dom Gjoni.

 “Janë ditë solidariteti, për të ndihmuar të gjithë ata që janë të pa mundur”, tha kryetarja. 

Pjesë e festimeve të lindjes së birit të Zotit në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në Gjirokastër u bënë edhe emigrantët që kanë mbërritur për të festuar festat në vendlindje.

Don Dorian Mjeshtri në meshën e Krishtlindjes në kishën Shën Piu X Elbasan, mbajti një lutje dhe për vendet që janë në luftë.

Sipas traditës, Krishtlindjet u festuan në të gjitha kishat edhe në Fushë-Krujë ku pjesë e tyre ishin me qindra besimtarë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen