Murrizi: Politikanët kanë qarë me lot krokodili për emigrantët! Merreni vesh më mirë se kodi i Ndranghet-s’

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj politikanëve në Shqipëri për të cilët thotë se merren vesh më mirë sesa Kodi i Ndranghetas.

Në përgjigje të kreut të grupit të PS Taulant Balla, lidhur me situatën e Librazhdit Murrizi tha se mazhorancë e opozitë janë ortakë sëbashku dhe bënë që shqiptarët të arratisen.

"Askush nuk e kishte menduar që në vendin tonë do të vinte dita që Shqipëria të miratonte një ligj për azilantët. Një Shqipëri e varfër do të bënte një veprim bujar për azilantët nga vendet e botës së tretë. Ky është një ligj që emigrantët do e përdorin për të ikur drejt vendeve të Evropës, pasi nëse do të ishin nisur për Shqipëri më mirë të rrinin në vendin e tyre pasi ka pasur të njëjtin vend me to në ‘90 kur shqiptarët kaluan kangjellat për të iku.

Nga korriku i ‘90 në mars të ‘91 mediat prestigjoze italiane kanë bërë filma me shqiptarët fatkeq që kacavirreshin në anije dhe humbën pa nam e pa nishan. E njëjta histori u përsërit në ‘97 kur partia që qeveris sot shqiptarët u rrëmbye nga bandat dhe shumë shqiptarë morën rrugët. Teatri i shtirë me lot e qyrre për ato që humbën jetën për mbytjen e një anije me të gjithë fëmijë brenda.

E njëjta histori hipokrite përsëritet sërish këtu pas 30 vitesh, se duam sirianët , iranianët duke menduar se do të ndihmojnë emigrantët. Në këtë vend që në 30 vite ka larguar 2 milionë shqiptarë nga toka e tyre nuk flas për Italinë dhe Greqinë por por deri në Kinë dhe në Korenë e Veriut. Ligji për azilin politik u kthye në debat për Librazhdin mes Ballës dhe Hajdarit.

Balla mos harro se ke qenë shef kabineti i një kryeministri nga ‘97 deri në 2005 me kryeministrin që të solli peshqesh Ramën, ka qeverisur Rama, Meta, Majko, Nano, Librazhdi ka qenë aty dhe në 45 dhe në 85 dhe në ‘97 deri në 2005 kur qeveriste qeveria jote kur ka qeverisur partia që ti e quan qesharake, por në fakt ngjani si dy pika uji pasi e keni ndarë bashkë këtë dhe jeni marrë vesh më mirë se kodi i Ndrangetës dhe Kodin Zgjedhor bashkë e gatuat, dhe tjetërsimit e partive të vogla, dhe heshtjen i keni bashkë, dhe vilat te Teg-u dhe para Teg-ut jeni sëbashku, jeni komshi dhe ortakë sëbashku që bëtë që shqiptarët të arratisën”, tha Murrizi.

 


Lajmi kryesor:

Majko: Vota e emigrantëve detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha uron shqiptarët për Krishtlindje: Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët

Basha uron shqiptarët për Krishtlindje: Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët