TIRANË- Komisioni i Venencias do të mblidhet nesër në seancë për të shqyrtuar mandatin e Olta Xhaçkës. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryetarja e Kuvendit, ndërsa opozita e akuzoi se ajo po mban të fshehur draft opinionin e këtij komisioni për Xhaçkën dhe se nuk ka ftuar opozitën të ishte pjesë e delegacionit që do të jetë nesër i pranishëm në seancë.
Venecia do të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për të zgjidhur atë që shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi të vihen në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, draft të cilin tha e kanë në dispozicion socialistët. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pranoi se drafti ka mbërritur në Kuvend por tha se nuk është për publik dhe se nuk ia kishte dhënë ajo maxhorancës.
Gazment Bardhi: 'E kam me email nga drejtori i zyrës së komisionit të Venecias, që drafti ju është dorëzuar ju. Deputetët e maxhorancës e kanë draftin, na jepni dhe ne. Meqë ju keni bërë delegacion një partiak. Do na hiqni dhe të drejtën të japim sugjerime ekëshilla? Do përjashtoni opozitën nga ky proces? Nuk ju pëlqen drafti? "
Elisa Spiropali: "Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Shumica nuk ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Nesër është seanca, sipas rregullave të tyre bëhet publik. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë, sepse bëhet sipas rregullave të tyre. Do jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë. Unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës. Shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatë politike e prezencës së deputetëve në Kuvend. Do konsultohem nëse ai draft është publik dhe nëse duhet shpërndarë. Kryetari I Kuvendit nuk e ka shpërndarë draftin në grup."
Edhe kreu i grupit PS-së, Niko Peleshi kërkoi që drafti të vihet në dispozicion.
Bardhi i kërkoi llogari kryetares së kuvendit pse nuk është future në rendin e ditës kërkesa e PD-së për interpelancë me Ramën
Bardhi: Të vijë Rama dhe të bëjmë interpelancë për pagesën 110 mln euro për Becchettin
Spiropali: Rama nuk vjen dot prej axhendës, interpelanca në një seancë tjetër
Interpelanca
Në rend dite eshte parashikuar një interpelancë e kërkuar nga PD me ministren Ogerta Manastirliu, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli më 18 nëntor por interperlanca u shty për shkak të debatit mes deputetëve Erion Braçe dhe Ina Zhupa, me këtë të fundit që ofendoi kolegun e PS, detyroi braktisjen e sallës nga socialistët dhe pastaj edhe mbylljen e seancës plenare të kësaj të enjteje.
“K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht më 3 dhjetor pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Lidhur me këtë teksa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës në një moment të gjithë deputetët pa përjashtim - PD e PS kanë duartrokitur në shenjë respekti për këtë kërcim i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare.
“K'cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.
Me debate ka nisur seanca plenare në Kuvend, pasi kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren Elisa Spiropali se i ka shpërndarë vetëm mazhorancës draftin e Komisionit të Venecias për çështjen Xhaçka. Madje, Bardhi akuzoi Spiropalin se ka krijuar delegacionin që do përfaqësojnë Shqipërinë në Komisionin e Venecias vetëm me deputetë të PS.
Por, kryeparlamentarja Spiropali thotë se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.
Gazment Bardhi: Draft opinioni i Venecias i është paraqitur dhe në shkelje flagrante, ju keni njohur grupin e PS me draftin opinionin ndërkohë që të tre grupet parlamentare të opozitës s’iu keni vënë në dispozicion draft opinionin e Komisionit të Venecias. E keni mbajtur të fshehur nga opozita, duke ia vënë në dispozicion vetëm mazhorancës. E keni detyrim, nuk e keni kërkuar si Elisa Spiropali, por si kryetare e Kuvendit, Duhet ti trajtoni të gjitha grupet parlamentare në të njëjtën formë. Keni krijuar delegacionin që do përfaqësojë kuvendin gjatë seancës së shqyrtimit në Komisionin e Venecias. Për herë të parë delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të PS, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë, 2 nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit që ju keni dërguar delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet. Këtë pushtetin tuaj do e shfrytëzoni për të shpallur Shqipërinë një partiake. Mos ndoshta dini se Bushka ka më shumë mend se ne deputetët e opozitës apo merr më shumë vesh nga çështjet e Kushtetutës apo konventave europiane.
Elisa Spiropali: Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Shumica nuk ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Nesër është seanca, sipas rregullave të tyre bëhet publik. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë, sepse bëhet sipas rregullave të tyre. Do jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë. Unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës. Shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatë politike e prezencës së deputetëve në Kuvend.
Gazment Bardhi: Keni marrë draft opinionin, keni detyrim të shpërndani katër grupeve parlamentare. Keni bërë delegacion një partiak. Do na hiqni të drejtën të japim mendime dhe këshilla, pasi keni refuzuar dy herë zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Doni të përjashtoni opozitën nga ky proces.
Elisa Spiropali: Më vjen mirë që të gjitha grupet kanë qenë të përfshira në opinion dhënie në raport me këtë çështje. Komisioni i Venecias ka rregulla se si publikohen dhe kur, me kë ndahen. Meqë këmbëngulni në këtë pikë dhe paskeni komunikuar me drejtorin e Komisionit të Vencias, mund t’u kërkoni atyre një kopje dhe unë do konsultohem nëse është publik dhe a mund të shpërndahet në grupe parlamentare. Kryetari i Kuvendit nuk ka shpërndarë draft, grupi i PS nuk e ka draftin nga Kryetari i Kuvendit.
Niko Peleshi: Çështja të cilën që ju i jeni drejtuar Komisionit të Vencias, i përket Kuvendit. Të gjithë jemi të interesuar për atë mendim. Nëse do të vijë zyrtarisht një draft dhe ne si grup i PS do ishim të interesuar të njiheshim me të.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të zhvillojë interpelancën me kryeministrin Rama për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se interpelanca nuk u mbajt për shkak se axhendës së kryeministrit, duke theksuar se do të mbahet në një moment tjetër.
Gazment Bardhi: Thërrisni kryeministrin dhe të realizojmë interpelancën si një e drejtë që na e njeh kushtetuta. Çështja është madhore, ka patur zotim publik të kryeministrit që ky biznesmen nuk do marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit. E vërteta është se ai ka marrë më shumë se fondi që keni planifikuar për bonusin e pensionistëve. Do mjaftonte ajo shumë që të parashikonim të njëjtin bonus për vitin 2025.
Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrit për shkak të axhendës nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet sipas procedurës për në seancën e radhës apo të parën.