VIDEO/ Babai drejt arrestimit për aferën Partizani, Argita Berisha i bashkohet protestës para Kuvendit

Argita Berisha i është bashkuar protestës që babai i saj, drejt arrestimit, thirri para Kuvendit, ndërsa u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.

Në protestë u panë vetëm një grup i vogël militantësh të cilët u larguan për 1 orë, ndërsa në Kuvend tentuan skenarin e kaosit, por ndezën vetëm dy tymuese dhe më pas kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës u miratua.

Në një prononcim për median, Argita Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e partisë, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën. Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë. PD është një strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime. Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia.– tha Argita Malltezi.

Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Këshilli i Mandateve shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.

Përveç babait të saj që pritet të arrestohet për aferën ‘Partizani’, Argitës i është arrestuar edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë