Sot “beteja e madhe”, Partizani 
pret në fushën e vet Kukësin

Sot “beteja e madhe”, Partizani <br />pret në fushën e vet Kukësin
Java e dytë e kategorisë superiore sot mbyllet me një shumë të rëndësishme.

“Demat e Kuq” do të përballen me Kukësin dhe sigurisht që emocionet dhe spektakli në fushën e gjelbërt nuk do të mungojë, pasi të dyja skuadrat janë pretendente për titullin kampion.

Deri në këto momente Milinkovic, i pari i pankinës kuksiane, e ka mbajtur të fshehur formacionin, ndërsa nga ana tjetër, Partizani pret të përdori mbështetjen e tifozëve përball ekipit kampion të Shqipërisë.

Ende nuk dihet fati i kësaj ndeshjeje, por padyshim që do të jetë një ndeshje e cila do të dhurojë emocione të mëdha, jo vetëm te tifozët e të dyja skuadrave por te të gjithë sportëdashësit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool