Sot “Dasma e Figaros” e Gurakuqit 
Konti zëvendësohet me një ministë

Sot “Dasma e Figaros” e Gurakuqit <br />Konti zëvendësohet me një ministë
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit këtë herë ua ka lënë skenën talenteve të reja, dhe kjo mundësi u jepet, jo vetëm artistëve shqiptarë por edhe dy baritonëve italinë. Opera komike me 4 akte “Dasma e Figaros” me libretin e Lorenzo Da Ponte vjen në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 28 dhe 30 prill, por me një kategori aktorësh më të rinj në moshë.

“Dasma e Figaros” shkruar nga Mozart do të vihet në skenë me regji dhe skenografi nga Nikolin Gurakuqi. Orkestra do të dirigjohet nga Edmond Doko dhe dirigjent i korit do të jetë Dritan Lumshi. Me kostumografinë e Taulant Pustinës, artistët e rinj që janë zëra premtues për skenën shqiptare, do ta sjellin në skenë veprën e Mozartit me një frymë moderne.

Regjisori Nikolin Gurakuqi pohon se “Në vepër janë një grup këngëtarësh të rinj, studentët e mi të Akademisë së Arteve dhe një pjesë të rinj italianë, që kanë ardhur nga Italia për këtë produksion. Kemi gati një muaj që po punojmë”.

Në këtë premierë marrin pjesë dy mezzosopranot: Olta Juba, Marina Kurti, që luajnë te Cherubino; dy sopranot që luajnë konteshën: Maria Prifti dhe Marigona Qerkezi; dy baritonë italianë dhe Enkelejda Kanani në rolin e Suzanës. Regjisori Gurakuqi shpreht se “Këta të rinj janë zëra premtues dhe në skenë mbështeten edhe nga artistë me eksperiencë të operës si Eriona Gjyzeli, Sonila Baboçi, etj”.

Regjisori Gurakuqi pohon se ka bërë disa ndryshime në vepër.

Në operën me 4 akte, ngjarjen e ka transportuar në një nga vendet e Komunitetit Europian. Në vend të Kontit si personazh është një ministër që ushtron pushtetin duke kërkuar të korruptojë të tjerët, sidomos femrat, të cilat ai kërkon t’i shtijë në dorë, duke qenë edhe manjak femrash. Konti i Mozartit zëvendësohet me një ministër të korruptuar. Figaro është një personazh që nuk e pranon korrupsionin, nuk e pranon as që e shoqja e tij të jetë në duart e Kontit, dhe vazhdon të hakmerret me mënyrën e tij.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes