Sot luhet derbi i Manchesterit,
Ferguson premton superndeshje

Sot luhet derbi i Manchesterit,<br />Ferguson premton superndeshje
Në prag të derbit me Mançester Sitin, që zhvillohet sot në mbrëmje, trajneri legjendar i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka pranuar se për shumëkënd kjo do të jetë një superndeshje.

“Për mua personalisht kjo është një ndeshje e zakonshme e kampionatit, e cila ka vlerën e tre pikëve si çdo sfidë tjetër. Por, njoh shumë njerëz, për të cilët kjo ndeshje është gjithçka tjetër, por jo një ndeshje normale”, ka thënë Ferguson.

“Për shumicën e tifozëve kjo do të jetë thuajse ndeshje jetësore. Shumë prej tyre do të jepnin gjithçka ose shumë vetëm që skuadra e tyre të fitojë. Personalisht njoh shumë tifozë të Junajtedit, për të cilët kjo ndeshje vlen gjithçka. Shumë tifozë, të martën në mëngjes, do të shkojnë në punë ose të gëzuar ose totalisht të dërrmuar" tha sir Alex.

"Në të vërtetë shumë gjëra kanë përkuar me njëra-tjetrën që këtë përballje ta quajmë superndeshje. Janë në pyetje rivalët lokalë, kurse vendoset edhe për titullin e kampionit”. Ndërkaq në lidhje me homologun e tij, Roberto Mançini, Ferguson është shprehur: “Ai ka bërë një progres të madh. Do të luajë ndeshjen e cila mund ta çojë më afër titullit. Ai është në garë serioze për ta fituar titullin dhe pa dyshim meriton lëvdata”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Çmimi Karl në Gjermani: Kush është Pinchas Goldschmidt?

Çmimi Karl në Gjermani: Kush është Pinchas Goldschmidt?