Jo vetëm si një sfidë sportive e rastit, por edhe si një përplasje politike shihet në Greqi ndeshja e sotme në mbrëmje, midis ekipit kombëtar të saj dhe atij të Gjermanisë për çerekfinalen e Kampionatit Europian të futbollit.
Është fakt tashmë që ‘Derbi i borxhit” siç është quajtur kjo ndeshje zhvillohet në një klimë gati “luftarake” që kanë ndezur mediat gjermane dhe ato greke, duke u përpjekur ta përshkruajnë si një “betejë” midis kreditorit kryesor të eurozonës nga njëra ana dhe të fëmijës plangprishës të saj nga ana tjetër.
"Falimentojini!" Është titulli i gazetës greke "Sportday".Ndersa e përditshmja "Goalnews" thekson deklaratën e trajnerit portugez të Greqise që: "Për 90 minuta nuk ka popuj të pasur dhe të varfër" . Sipas tij edhe Davidi fitoi kundër Goliatit. "Derbynews" nga ana e saj ka në faqen e parë, thënien e famshme të Leonidhes, kur mijëra persë kërkuan nga 300 ushtarët e tij të dorëzoheshin ne Termopile dhe atëherë ai u tha: "Ejani ta merrni fitoren".
Nuk mungojnë dhe britma kurajimi si: "Nxirrni sot gjithë grekët nga shtëpia ne rruge për të festuar!” apo “Shuajeni borxhin grek!”.
Nga ana tjetër edhe mediet gjermane nuk ngelen pas me protagonistë, të përditshmen "Bild", e cila vazhdon dozat hiperbolike të ironisë se saj edhe me titullin e saj të fundit, “Greke sot nuk do t'ju shpëtojme”, por edhe me komente për lojtarët e kombëtares greke për të cilët thotë se gjithë ditën pinë cigare, shajnë dhe këndojnë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com