Kompeticionet evropiane të klubeve janë duke zhvilluar fazën gjysmëfinale. Pas ndeshjeve të Champions League, radha është për Europa dhe Conference League që do të zhvillojnë ndeshjet e para duke nisur nga ora 21:00.

Europa League do të zhvillohen Braga - Freiburg dhe derbi anglez Nottingham - Aston Villa. Këta të fundit shihen si fituesit e këtij kompeticioni edhe për shkak të sezonit të shkëlqyer që kanë bërë në Premier League. Për Villan do të mungojnë të dëmtuarit Alysson dhe Kamara, ndërsa Nottingham do të ketë pesë mungesa.

Në Portugali vendasit e Bragës do të përballen kundër gjermanëve të Freiburgut. Braga do duhet të bëjë pa pesë futbollistë, ndërsa miqtë do të privohen nga të dëmtuarit Osterhage dhe Rosenfelder.

Në Conference League do të luhen Rayo Vallecano - Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk - Crystal Palace. Anglezët e Palace shihen si ekipi që mund t'i shkojë deri në fund turneut.

Europa League, ndeshjet gjysmëfinale:

E enjte, 30 prill 2026 - 21:00

Braga - Freiburg

Nottingham - Aston Villa

Conference League, ndeshjet gjysmëfinale:

E enjte, 30 prill 2026 - 21:00

Rayo Vallecano - Strasbourg

Shakhtar Donetsk - Crystal Palace