Sot luhet "beteja" e Munchen, Bayern pret Realin e Madridit

Sot luhet "beteja" e Munchen, Bayern pret Realin e Madridit
Allianz Arena është arena ku sonte do të luftojnë dy prej superfuqive të futbollit evropian, Bayern Munich dhe Real Madrid, e që synojnë të luajnë sërish në po të njëjtin stadium në finalen e Ligës së Kampionëve, më 19 maj. Kur ndeshen dy gjigantë, çdo rezultat është i mundur, pasi ata kanë vetëm një objektiv, fitoren.

Beteja mes Bayern Munich dhe Real Madridit për kualifikim në finalen e Ligës së Kampionëve nis nga Munich, ku secila skuadër synon të kthehet në Allianz Arena për finalen e garës më 19 maj. Bayern është pritës i Realit në Allianz Arena të në përballjen e parë të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez do të synojë të largohet nga rezultatet dëshpëruese të javëve të fundit në Bundesligë, ku pas humbjes 1-0 nga Borussia Dortmund dhe barazimit 0-0 me Mainzin, ka mbetur tetë pikë prapa liderit Dortmund, tri ndeshje para fundit.

Por, me skuadrën kualitative që ka, nevojitet një paraqitje e shkëlqyeshme për të mposhtur ekipin e Jup Heynckesit. Futbollistë si Mario Gomez, Franck Ribery dhe Arjen Robben do të mbajnë në ankth mbrojtjen e Realit. “Është gjithçka ose asgjë. Ne duhet të luajmë në kufi e ndoshta edhe përtej tij. Mund ta arrijmë me përkrahjen e tifozëve tanë. Nuk do të jetë lehtë, pasi varet edhe nga fuqia mendore. Shpresoj të tregojmë mentalitetin që është sinonim i Bayernit”, deklaroi mesfushori Bastian Schweinsteiger i rikuperuar nga lëndimi.

Bayerni duhet të shfaqë formën e tij më të mirë për të tejkaluar ekipin e Real Madridit, që është i pamposhtur nga 18 janari, kur humbi nga Barcelona, seri prej 20 ndeshjesh në të gjitha garat. Djelmoshat e Jose Mourinhos janë të frikshëm në çdo repart e më së tepërmi në sulm, ku Cristiano Ronaldo sjell kokëçarje për çdo skuadër kundërshtare.

Portugezi ka realizuar 53 gola në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë 41 në La Liga. Ai përkrahet nga Karim Benzema (29 gola, 14 asistime) dhe Gonzalo Higuain, i cili ka shkëlqyer këtë edicion. Braziliani Leite Kaka është kthyer në top-formë dhe paraqet një armë shtesë për gjigantin madrilen.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut