'Dezertuan' nga PD dhe LSI-ja, marrin mandatin tre opozitarë të rinj, 99 numri i deputetëve

Nga dita e nesërme parlamenti do të ketë 99 deputetë, pasi nga KQZ sot kanë marrë mandatin e deputetit dhe 3 emra nga listat shumëemërore të Pd.dhe LSI. Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër janë deputetët e rinj të cilët e çojnë në 20 numrin e deputetëve të opozitës së re

Sot KQZ-ja u dha mandatin tre kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së. Ata janë Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër, pasi pranuan të marrin mandatin duke dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.

Me tre emrat e rinj që morën mandatin sot, numri i deputetëve shkon në 99 në parlamentin shqiptar. Këto vota janë të mjaftueshme jo vetëm për miratimin e reformës zgjedhore (84 vota), por edhe për ndryshimin e Kushtetutës (94 vota) si dhe për zgjedhjen e presidentit që në raundin e parë, gjithnjë nëse Ilir Meta do të japë dorëheqjen sikundër ka paralajmëruar.

Në të njëjtën kohë duke sfiduar opozitën e cila nuk pranoi të dërgonte emra për komisionerë për Kzaz kreu i KQZ, Klement  Zguri ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve.

79 deputetë të maxhorancës

Tre nuk u dogjën që në fillim:

1. Lefter Koka

2. Myslim Murrizi

3. Rudina Hajdari

Janë betuar 14:

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Lefter Maliqi

6. Alban Zeneli

7. Ligoraq Karamelo

8. Majlinda Halilaj

9. Ediola Braha

10. Edlira Hyseni

11. Elda Hoti

12. Ralf Gjoni

13. Nimet Musaj

14. Enada Kociraj

Sot morën mandatin

1. Amra Borava

2. Arben Elezi

3. Adriatik Alimadhi

Nismat që presin votat e opozitës së re

  1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
  2. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
  4. Projektligj "Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë".
  5. Projektligji për amnistinë.
  6. Projektligji për shtetësinë.
  7. Ndryshime në ligjin për ligj Nr. 95/2016 "për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 27/03/2019 19:16

    Nafije dybeku tha që i kemi mar me gjak mandatet po pse i lëshoi??? Apo pixga i shpëtoi kur lajmet e AMERIKËS dëgjoi. E i shoqi nafie dybekut aq u trëmb sa tha që do bëj vetvrasje po s'është nga ata burra ai që të bëj vetvrasje. Nafije REÇI PO TË PRET .

    Përgjigju
  • Tosi: 27/03/2019 13:41

    Me ne fund sharebajgat e leshitdhise shkuan per lesh dhije, i perjetshem qofte kujtimi tyre dhe i Nafije Dybekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare