Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Tirane- Rreth 240 maturantët e parë nga mbi 2040 që kanë aplikuar të studiojnë një nga programet e Mjekësisë së Përgjithshme, iu nënshtruan këtë të mërkurë (14 gusht) provimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Në ditën e parë të provimit, nga 9 të tilla, maturantët testuan njohuritë vetëm në pyetjet me alternativa të bazuara në 3 lëndë, si Kimi, Fizikë dhe Biologji, ndërsa sallave të provimit iu drejtuan që në orët e para të mëngjesit, dhe patën kohë një orë për t’ju përgjigjur 60 pyetjeve. 

Në një kohë që maturantët i nënshtrohen provimit, ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të jenë apo jo të detyruar të firmosin kontratën për punën e detyruar në Shqipëri pas diplomimit. Pasi ligji i mëparshëm i miratuar nga Kuvendi që parashikonte punë të detyruar deri në 5 vite, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ligjëvënësit nuk kanë miratuar ndryshimet e nevojshme për ta bërë atë të zbatueshëm.

Në maj 2024 qeveria reflektoi vendimin e Kushetueses në një draft të cilin e hodhi për konsultim publik, ku afatet 5 vjet punësim brenda vendit me detyrim uleshin në 3, draft i cili mbeti pa u miratuar në seancë plenare.

Paqartësia reflektohet dhe tek vetë maturantët, të cilët me shpresën për të qenë studentë të mjekësisë, thonë se janë të pavendosur se çdo të bëjnë nëse do shpallen fitues të degës.

“Ende nuk e di çdo bëj për kontratën, se kam menduar. Jam përqendruar tek provimi dhe shpresoj ta fitoj. Pastaj do shoh” thotë një maturante.

Të tjerë maturantë të rëndësishme shohin plotësimin e ëndrrës së të bërit mjek, dhe jo firmosjen e kontratës, punësimin me detyrim për ti shërbyer atdheut pas përfundimit të studimeve.

“Po, do e firmos kontratën” thotë një tjetër.

Jashtë hekurave të dyerve të QSHA-së, kishte edhe prindër të cilët prisnin të emocionuar fëmijët. Të pyetur për punësimin me detyrim qëndrimet janë të ndryshme.

 “Firmosja e kontratës nuk është problem, as për mua e as për djalin. Dua që të punoj këtu, guri rëndë në vend të vetë”, u shpreh një prind.

  “Ta fitoj njëherë, pastaj pjesën tjetër do ta mendojm. Ne jemi për zgjedhje me vullnet të lirë”, tha një tjetër prind

Maturantët kanë afat deri më datë 23 gusht për tiu nënshtruar provimit të informatizuar, përgjigjia e të cilit është i menjëhesrshëm në sistem për rezultatin e marrë.

Ky provim ka gjithsej 30% të peshës për programin fitues të kandidatit, pasi 70 % e pjesës tjetër përllogaritet nota mesatare e 3 viteve të studimit si dhe atyre të rezultatit të provimeve të maturës. Nga mbi 2000 kandidatë 430 do të jenë fitues, ndërsa 70 kuotat e tjera janë të dedikuara për diasporën.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë