Ndaj tij rëndojnë 34 akuza, Trump: Jam i pafajshëm! Momenti kur largohet nga gjykata, autokolona e tij blindohet nga policia (VIDEO)

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut të martën, 4 prill. Teksa largohej nga salla e gjyqit, Trump nuk bëri asnjë koment dhe injoroi pyetjet e gazetarëve, edhe pse atij nuk i është kërkuar të qëndrojë i heshtur lidhur me rastin.

Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht regjistrat biznesorë për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës”. Në aktakuzën e publikuar online thuhet se Trump akuzohet për "falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur informacione të dëmshme dhe aktivitete të paligjshme nga votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016".

"Trump më pas bëri përpjekje të mëdha për ta fshehur këtë sjellje, duke shkaktuar dhjetëra regjistra të rreme në të dhënat e biznesit për të fshehur aktivitetin kriminal, përfshirë këtu përpjekjet për t'i shkelur ligjet e zgjedhjeve shtetërore dhe federale", thuhet më tutje.

Në aktakuzë thuhet se ishin bërë pagesa prej 30 mijë dhe 150 mijë dollarësh ndaj një ish-roje të Kullës Trump, i cili pretendonte se kishte një histori për një fëmijë që Trump e kishte jashtë martese, dhe për një një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trump. Ndërsa gjykatësi Juan Merchan bëri të ditur se seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Së bashku, këto akuza mbartin një dënim maksimal prej 136 vjet burgim, sipas ligjit të Nju Jorkut. Por, nëse ai dënohet në një gjyq, dënimi raportohet se do të ishte shumë më i vogël se kaq, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar t'i komentojë këto zhvillime.

"Ky është një rast në zhvillim dhe ne nuk do ta komentojmë," tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë”. Gjatë rrugëtimit të tij, pak para se të arrinte në gjykatë, Trump postoi në platformën e tij "Truth Social".

“Duke u nisur për në Manhatin e Poshtëm, në ndërtesën e Gjykatës. Duket kaq SURREALE - UA, ata do të më arrestojnë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump. Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar keqbërjen, e ka quajtur aktakuzën “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t'i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024. Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”. Ndërkohë, në qytet u mbajt një tubim në shenjë përkrahje për Donald Trump, i organizuar nga përfaqësuesja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Marjorie Taylor Greene. Greene argumentoi se Trump “po i bashkohej disa prej njerëzve më të mrekullueshëm në histori [duke u] arrestuar sot”. “Nelson Mandela u arrestua, u vu në burg. Jezusi u arrestua dhe u vra nga qeveria romake”, tha ajo./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Publikohen aktakuzat që rëndojnë mbi Donald Trump

1680641191_gds.JPG

Donald Trump është bërë presidenti i parë që akuzohet për vepër penale, duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza, mes të cilave për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe konspiracion për rolin e tij të dyshuar në pagesat e parave të fshehta për dy gra, në fund të fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Ja disa nga aktakuzat kryesore ndaj tij
Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se orkestroi skemën për të fshehur informacione që mund të dëmtonin fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale pëmes një sërë pagesash false

American Media Inc dyshohet se i ka paguar 30,000 dollarë një ish-punonjësi të Trumpit, i cili pretendonte se kishte dijeni mbi një histori për një fëmijë që Trump kishte jashtë martese

Në akuzën e dytë, AMI dyshohet se i ka paguar 150,000 dollarë një gruaje që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump.  Kur Trump urdhëroi një avokat që të rimbursonte AMI-në në para, një avokat special i tregoi atij se pagesa duhet të bëhej nëpërmjet një kompanie offshore dhe jo me para cash. AMI përfundimisht nuk pranoi rimbursimin pasi u konsultua me avokatin e tyre;

Në akuzën e tretë, 12 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, këshilltari special i Trump dërgoi 130,000 dollarë për një avokat për një aktore filmash pornografikë

Pasi fitoi zgjedhjet, Trump e rimbursoi avokatin special përmes një sërë pagesash mujore, fillimisht nga fondi i TIJ dhe më vonë nga llogaria e tij bankare. Në total janë lëshuar 11 çeqe për qëllime të dyshimta

Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se ka orkestruar një skemë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke identifikuar dhe blerë informacione negative rreth tij për të mos lejuar publikimin e tyre

Ora 22:40
VIDEO/ Momenti kur Trump largohet nga gjykata në Nju Jork, autokolona e tij blindohet nga policia

 Donald Trump u largua nga salla e gjyqit me një autokolonë të blinduar nga policia. Sipas asaj që është transmetuar në mediat e huaja, ish-presidenti është nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë.

 

Ora 21:58
Përfundon seanca gjyqësore! Asnjë kufizim për Trump! Rekomandimi i gjyqtarit: Mos nxit urrejtje në rrjetet sociale

1680633764_nbvcxz.JPG

Ka përfunduar seanca gjyqësore për Donald Trump.

Gjyqtari ka caktuar seancën e radhës për datën 4 dhjetor. Ai gjithashtu i kërkoi Trumpit që të mos nxisë dhunë përmes mediave sociale. Avokatët mbrojtës nga ana e tyre kanë deklaruar se procesi paraqet “një persekutim politik”.

Në fund të seancës, gjyqtari nuk vendosi asnjë kufizim për Trump, përveç rekomandimit për të mos nxitur urrejtje në mediat sociale.

Ora 21:45
Trump në Gjykatë, Joe Biden asnjë fjalë, refuzon që t’u përgjigjet gazetarëve

1678806089_britani.JPG

Presidenti i SHBA Joe Biden është ende i heshtur për ngjarjet e sotme në Nju Jork. Biden ka takuar ekspertë të shkencës dhe teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje nga gazetarët kur u pyet për paraqitjen e Trump në gjykatë në Manhatan.

Ora 21:09
Donald Trump deklarohet i pafajshëm për 34 akuzat

1680635413_d5a39a0a38f44284a4408db01263ef3e1bc6374db75ab4489ada441204c3c1355.jpg

Në një sallë gjyqi të mbushur me njerëz në Manhatan, Donald Trump u deklarua i pafajshëm për të 34 akuzat për të cilat akuzohej në aktakuzën e lexuar nga gjyqtari Juan Merchan. Ai akuzohet për falsifikimin e të dhënave të kompanisë dhe pjesëmarrjen në një komplot për të paguar para për heshtjen e dy grave në fund të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016.

Ora 20:49
A ka pranga? Me duart poshtë tavolinës, del FOTO e Donald Trump në sallën e gjyqit

1680634229_gswaa.JPG

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të Donald Trump në sallën e gjyqit. Ai shfaqet me duart poshtë tsvolinës, e ndërsa nuk dihet nëse ka pranga apo jo. 

Ora 20:41
Detajet kryesore rreth akuzës së Trump! Çfarë ka ndodhur deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë

1680633764_nbvcxz.JPG

Donald Trump tani është zyrtarisht i arrestuar në Nju Jork, pasi u dorëzua tek autoritetet amerikane - një moment historik në historinë amerikane.

Ndërsa presim, ja çfarë ka ndodhur deri më tani...
-Zyrtarët e gjykatës krijuan një regjistër të emrit, moshës, datëlindjes, gjatësisë dhe peshës së Trump dhe i morën shenjat e gishtave nëpërmjet një sistemi të kompjuterizuar;

-Ai ka dalë në gjyq përpara gjykatësit Juan Merchan. 

Dhe ja çfarë do të ndodhë...
-Ka rreth 30 akuza në lidhje me mashtrimin e dokumenteve me të cilat përballet Trump, por akuzat fikse do t'i zbulohen gjatë seancës.

-Ai do të deklarojë fajësinë ose jo;

-Aktakuza aktualisht është nën vulë, që është praktikë e zakonshme në Nju Jork, por pritet që ato të zbardhen dhe të bëhen publike kur ai të dalë përpara trupës gjykuese.

Ora 19:47
Trump akuzon: Kjo seancë është surreale, ata duan të më arrestojnë

1680630527_Capture.JPG

Surreale! Kështu e përcaktoi Donald Trump seancën e tij kur hyri në gjykatën e Manhatanit ku së shpejti do t'i lexohen 34 akuzat në çështjen Stormy Daniels. Pak më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale: "Duket shumë surreale. Ata janë gati të më arrestojnë. Nuk mund ta besoj se kjo gjë po ndodh në Amerikë".

Ora 19:28
Trump mbërrin në gjykatë, hesht para mediave

Donald Trump ka mbërritur në gjykatë, e ndërsa nuk ka folur për mediat.

 

Ora 17:28
Akuzat ndaj Donald Trump, si nisi afera me aktoren e filmave pornografikë që i dha 130 mijë dollarë vetëm të mos ‘hapte gojën’

1680260272_0500stormy.jpg

Ish Presidenti Donald Trump del sot para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Por si nisi historia e tij me Stormy Daniels

2006: Stormy Daniels, atëherë 27 vjeçe dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me Donald Trump, 60 vjeç, në një dhomë hoteli pas një turneu golfi, një muaj pasi Melania Trump lindi djalin e tyre, Barron.

2011: Stormy Daniels jep një intervistë për një revistë në lidhje me pretendimet e saj për një lidhje me Donald Trump. Artikulli nuk publikohet pasi revista dyshohet se kërcënohet me padi.

2016: Avokati i Trump, Michael Cohen, i paguan Daniels 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, disa ditë para se Trump të zgjidhet president.

2018: Ëall Street Journal publikon një histori në lidhje me paratë e supozuara që blenë heshtjen e aktores dhe thotë se Cohen ndihmoi në historinë e revistës në vitin 2011. Trump mohon aferën, Cohen mohon pagesën. Më vonë atë vit, Cohen pranon fajësinë për evazion fiskal, dënohet me tre vjet burg dhe dëshmon se Trump e ka urdhëruar atë të bëjë pagesën e parave të heshtura.

2019: Zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan fillon hetimin e akuzave për mashtrim kundër Organizatës Trump.

2020: Donald Trump humbet zgjedhjet presidenciale.

2023: Mblidhet një juri e madhe për të parë provat në hetimin e parave që blenë heshtjen e aktores. Më 15 mars, Cohen dëshmon për tre orë. Më 18 mars, Trump thotë në rrjetet sociale se pret të arrestohet.

Ora 17:03
Presidenti Trump del sot para gjykatës, postimet në rrjete sociale: Gjyq kangurësh! Gjyqtarët janë partizanë që më urrejnë

1679126115_donald.JPG

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të flasë sot për herë të parë para gjykatës në Nju Jork pasi përballet me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ka paguar për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Ai e quan këtë ditë ‘tragjike për Republikën tonë’. Një email i është dërguar kontakteve të tij me përshkrimin ‘Email-i im i fundit para arrestimit tim’ në të cilën i kërkon njerëzve që të ‘shpëtojnë Amerikën’ dhe shton një link për mbledhjen e fondeve.

Më pas, Trump postoi një email në rrjetin social që ai zotëron duke kritikuar vendndodhjen e Gjykatës së Nju Jorkut ku do të paraqitet duke thënë se është vend i padrejtë pasi disa zona aty kanë votuar vetëm 1% Republikanët. Trump kërkon që gjyqi të mbahet në Staten Island.

Po ashtu i cilësoi gjyqtarët që do e gjykojnë si ‘partizanë’ dhe thotë se familjarët e tij janë persona të njohur si ‘urryes të Trump’.

“Gjyq kangurësh”, shkruan ndër të tjera Trump.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 05/04/2023 08:08

    Pse nuk e beri si Saliu… mos ta rruante fare, te mos paraqitej ne gjykate…po te dilte dhe te bente biografine e gjykateseve dhe prokuroreve…

    Përgjigju
  • abc: 05/04/2023 02:05

    e kapi dhe trampi sapunin...

    Përgjigju
  • Shvejku: 05/04/2023 00:38

    Stormi Daniels humbi sot gjyqin ne Los Angelos, apelin per shpifje ndaj Trump dhe detyrohet ti paguaje 121.000 dollare, pervec 300 mije qe i ka paguar me perpara. Gjithesejt Daniels humbi 500 mije plus 121 mije sot. Kjo eshte e mbytur ne borxhe. Mos harroni se edhe me avokatin e saj Michael Avenati humbi rreth 2 milion, ai e xhvati, deri sa e futen ne burg Avenatin per mashtrim. Te shphim si shkojne punet. Sa per biznesin, 33 akuza, le ti hyjne te gjitheve ti skanojne, duke filluar nga ata qe jane presidenta dhe qe kane qene. Mos harroni Washington Post, gjate kater vjeteve president te Trump, paguante 200 mije dollare ne vit 30 gazetare, vetem per te germuar dhe shkruar kunder Trump. Pra eshte perplasje ne mes Trump dhe politikes se tij antiglobaliste dhe proamerikane dhe globalisteve qe duan mallra te lira, te prodhuara ne Kine e kudo, dhe amerikaneve ua mbyllen uzinat e cdo gje. Te mos flasim per avokatet qe e gjykojne, familjaret, etj. Do te degjojme mjaft gjera.

    Përgjigju
  • 3D: 04/04/2023 21:13

    Tragjike ishte vdekja e njerëzve për vota të këtij Bastardi dënim të rëndë për çuarje njerëz në vrasje meriton ky

    Përgjigju
  • Cubel breca: 04/04/2023 20:41

    Aman o amerikon na e sill ca dit me qera ate trim prokuror e te punoj ca dit ketej nga ne. Se me sa shohim ketu vetem ata qe s'paguajn dritat shkojn ne burg,qent kurr. Amon te lutemi shum

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 04/04/2023 19:51

    Aka skandali te tjera familja bush me lidhje ne gjermani aka skandal te tjera kandidate per qevsrine amerikane dhe presindete

    Përgjigju
  • dren: 04/04/2023 17:49

    kjo esht katastrofa e perendimit qe sdi se ku ka koken, klinton dhe algore kan kaluar mbi 2000 prostituta dhe dashnore edhe gje nuk i beri njeri, por trump qenka problemi, po pa tjeter qe trumpè esht problemi sepse perendimi sdi cben me, esht drejt fundit total, dhe goditjen e fundit do ta marri ne 1 gusht kur BRICS eleminon dollarin nga perdorimi.

    Përgjigju
    • A. N.: 05/04/2023 07:05

      Atje nuk te denojne nqs shkon me trans apo prostituta. Te denojne per gjestin nqs ti genjen apo paguan te tjeret per ti mbyllur gojen. Trumpi ka edhe gjynahe te tjera me te medha si ajo e nxitjes ne revolte per te cilen u vrane njerez ne Capitol Hill si dhe evazion fiskal. Jane gjera qe te ne i shohim cdo dite tek lideret tane prandaj nuk na ben pershtypje kshq nuk te ve faj as ty :)

  • fiks: 04/04/2023 17:43

    ouu, klinton bashke me al gore kan kaluar mbi 2000 femra edhe vazhdojne te shkojne neper klube nate edhe njeri si thote gje , por nejse mos harroni bota hecen perpara, dollari esht drejt zhdukjes , euroazia do triumfoje, denimi i trump esht thjesht qarravitja e perendimit sepse sduan te pranojne qe kan mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: PS i ka hapur derën çdo të riu, çdo votë do të respektohet njësoj

Asambleja e PS së Tiranës, Veliaj: PS i ka hapur derën çdo të riu, çdo votë do të respektohet njësoj