Sot mbledhja e UEFA-s me disa skenare për futbollin në Europë, pritet t’u kërkojë klubeve 300 mln euro

Sot mbledhja e UEFA-s me disa skenare për futbollin në Europë, pritet t’u kërkojë klubeve 300 mln euro

Sot UEFA nëpërmjet një videokonferenca do të japë një vendim tepër të rëndësishëm në lidhje me vazhdimin e kompeticioneve europiane të ndërprera për shkak të emergjencës së koronavirusit. Do të jenë tre mbledhje nga ku pritet të dilet me një vendim të qartë për të zgjidhur ngërçin ku është futur jo vetëm UEFA, por të gjithë kampionatet në Europë.

Hipoteza më e mundshme është shtyerja e Europianit për në verën e vitin 2021 dhe jo shtyrjen e tij në dhjetor të këtij vitit. Në këtë mënyrë do të krijohej mundësia që në dy muajt maj dhe qershor të përfundonin Champions dhe Europa League, si dhe të mbyllen kampionatet përkatëse. Kjo hipotezë do të sjelle humbjen e 300 milion eurove nga ana e UEFA-s, e cila do të kërkojë të kompensohet nga klubet dhe federatat pjesmarrëse.

Përveç kësaj shume një temë delikate është edhe ajo e futbollistëve të cilëve iu skadon kontrata në muajin qershor. Mendohet se për këtë zgjidhja është që afati të shtyhet deri më 15 korrrik, por gjithsesi vendimi përfundimtar do të meret ditën e sotme.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë