Opozita bojkot dhe protestë me banorët e Unazës së Re/ PS miraton vendimet në Këshillin Bashkiak

Opozita bojkot dhe protestë me banorët e Unazës së Re/ PS miraton vendimet në Këshillin Bashkiak

Erion Veliaj

TIRANE-E ndërsa jashtë ambienteve protestonin banorët e Unazës së Re kundër prishjes së banesave dhe opozita kishte bojkotuar mbledhjen, shumica në Këshillin Bashkiak të Tiranës miratoi projektvendimet në rendin e ditës. Mbledhja e planifikuar për në orën 11:00, fillimisht u shty me 30 minuta, më pas zgjati vetëm pak, pasi shumica i miratoi duke mbyllur mbledhjen. Në mbledhje u miratuan 22 projektvendime; trajtimi me bonus strehimi i disa familjeve në nevojë, disa ndryshime në rregulloren e funksionimit të këshillit, miratimi i raportit të pasqyrave financiare, miratimin e kompensimit ushqimor të fëmijëve të familjeve në nevojë, në shkollat ku implementohet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë, vendosja e memorialit të holokaustit te liqeni dhe disa të tjera. Ndërkohë që grupi i LSI, përmes një deklarate shprehet se bojkotuan mbledhjen për të qenë në krah të banorëve, të cilët sipas tyre duhet të dëmshpërblehen.

Sot, Grupi Këshilltarëve të LSI dhe Opozita e Bashkuar në Bashkinë e Tiranës bojkotuan mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe iu bashkuan qytetarëve të zonës së Astirit, banesat e të cilëve do të shemben nga projekti i Unazës së Madhe. Grupi i LSI në vizionin e tij beson se insitucioni i Këshillit është pranë qytetarëve dhe jo në salla! Këshilltarët janë votuar dhe mandatuar për të zgjidhur çdo problem dhe shqetësim të komunitetit të qytetit tonë.

Grupi i LSI duke mbeshtetur projektet madhore për zhvillimin e Tiranës, kërkon me vendosmëri që të dëmshpërblehet çdo sakrificë dhe shpenzim ekonomik për çdo banesë, duke respektuar të drejtat e qyetarëve dhe të pronës të garantuara nga Kushtetuta, ligjet dhe Konventat Europiane, si edhe të bëhen transparente dhe publike për qytetarët detajet e projektit të Unazës së Madhe!

Mundi dhe djersa e çdo shqiptari të ndershëm që kanë ndërtuar shtëpitë për familjet dhe fëmijët e tyre, meriton të dëmshpërblehet drejtësisht, pasi të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar në këto 28 vjet duhet të trajtohen dhe të ndihen të barabartë përpara ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi i LSI si në të kaluarën, edhe në këtë rast, garanton opinionin, se do të jetë pranë interesave të qytetarëve duke mbështetur kërkesat e drejta të banorëve të Astirit, dhe do bëhet mburojë e interesit publik, duke penguar çdo veprim në interes të oligarkëve.

Grupi Këshilltarëve të LSI

Banorët e Unazës së Re protestuan në ditën e 14 (Kliko këtu). Për projektin e Unazës së madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Por banorët kundërshtojnë vendimin dhe kërkojnë kompensim të plotë, ndërsa bashkia ka ofruar 3 vite bonus qiraje për ata që nuk kanë dokumentacion dhe është shprehur e vendosur për të vijuar projektin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tolo: 15/11/2018 13:06

    Ne qoftese desheroni qe TIRANA te eci perpara atere duhet qe kryetarin e bashkise ta lejoni tebej punen e vete.TULI KURE ISHE SOTRIA JOTE KRYETAR E APROVOVE TANI NADEL KUNDRA PO NEJSE KE TEFALA NGA OLLDASHI MIKU JOT I NGUSHTE

    Përgjigju
  • Faik: 15/11/2018 09:29

    RROFTË ERJON VELIAJ ! Erjon fillo punën tek Unaza e RE dhe mos u spraps asnjë Sekondë nga BANDITËT dhe KRIMINELËT që ZABTOJNË dhe OZURPOJNË TOKA . Të FALENDEROJ pafund për punët e mrekullueshme që ke bërë në Qytetin e TIRANËS ERJON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë