Sot merr jetë Championsi i sezonit të ri, në orën 18:00 hidhet shorti, priten grupe ‘ferri’

Futbolli europian sot mban frymën. Duke nisur nga ora 18:00 në Monaco, Francë hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League për edicionin e ri 2023-2024. 32 skuadrat që kanë arritur në këtë fazë do të ndahen si zakonisht në 8 grupe me nga katër ekipe dhe të gjithë do të vihen në ndjekje të Manchester City-t kampiones në fuqi.

Pasi PSV, Antverp dhe Copenhagen siguruan biletat e fundit të mbetura në garë UEFA ka ndarë edhe vazot përkatëse sipas koefiçentëve.

Kështu në vazon e parë janë kampionët e Cityt-t dhe kampionet në kampionatet respektive si Bayern, PSG, Barcelona, Benfica, Napoli, Feynoord dhe Sevilla fituese e Europa League. Në vazon e dytë po ashtu ka emra big si Real Madrid, United, Inter , Atletico Madrid ,Arsenal, Dortmund, Leipzig dhe Porto. Vazo e tretë përbëhet ndër të tjera nga ekipe si Milan, Lazio, PSV e Braga ndërsa në vazon e katërt spikasin skuadra si Newcastle, Celtic apo Galatasaray. Shorti do të krijojë grupet me nga një ekip për secilën vazo me rregullin që ekipet nga i njëjti shtet nuk përballen në këtë fazë. Duke parë përbërjen e vazove nuk përjashtohen edhe grupe apo përballje  “ferri”. Ndeshjet e para do të luhen më 19 e 20 shtator ndërsa faza e grupeve do mbyllet më 13 dhjetor. Sot merr jetë Championsi I sezonit të ri.

Ndarja e 32 ekipeve në 4 vazo

Përgatiti gazetari, Andi Kapxhiu 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, të ndajë shapin nga sheqeri! Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi kundër meje (FJALA E PLOTE)