Sot miqësorja Shqipëri-Marok
testi i fundit para eliminatoreveZbardhet formacioni për sfidën e sotme

Sot miqësorja Shqipëri-Marok<br />testi i fundit para eliminatoreveZbardhet formacioni për sfidën e sotme
Pas euforisë së Euro 2016 Kombëtarja është gati të nisë rrugëtimin drejt Botërorit “Rusi 2018”. Prova e parë e kuqezinjve është sot në mbrëmje ndaj Marokut në ndeshjen miqësore që luhet duke nisur nga ora 20:30 në “Loro Boriçi” në Shkodër.
 
Priten risi në formacion dhe De Biasi e ka testuar skuadrën që do të zbresë sot në fushë.Në portë do të jetë Berisha,më pas në mbrojtje priten të aktivizohen Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Lenjani.
 
Në mesfushë përpara mbrojtjes do luajë Taulant Xhaka dhe më pas Gashi,Abrashi,Basha dhe Hyka ndërsa në majën e sulmit nga minuta e parë do ta nisë Sokol Cikalleshi.
 
Kjo është ndeshja e parë e skuadrës pas Europianit dhe një takim shumë I rëndësishëm në vigjilje të ndeshjes zyrtare ndaj Maqedonisë. Miqësorja Shqipëri-Marok inauguron edhe stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi” ndërsa policia e qytetit verior ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit.

Të pranishëm sonte në Shkodër në inaugurimin e stadiumit pritet që të jenë kryeministri Rama dhe personalitete të tjera të sportit dhe politikës. 

Stadiumi ka një kapacitet prej 18 mije vendesh, ndërsa vlera e investimit llogaritet në 12 milionë euro.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron