Sot në Tiranë koncerti
“VERDI Bashkëkohësi ynë”
Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në kuadër të Marrëveshjes Iliria, organizon në bashkëpunim me Liceun Artistik “J. Misja” të Tiranës koncertin VERDI Bashkëkohësi Ynë, për kremtimin e Dyqind vjetorin e lindjes së Giuseppe Verdi-t.
Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në kuadër të Marrëveshjes Iliria, organizon në bashkëpunim me Liceun Artistik “J. Misja” të Tiranës koncertin VERDI Bashkëkohësi Ynë, për kremtimin e Dyqind vjetorin e lindjes së Giuseppe Verdi-t.
Me gjithë largpamësinë e tij, virtyt i modernizmit të rallë, që përfaqësonte, ndoshta as ai vetë nuk do të kishte përfytyruar rritjen e vazhdueshme të famës së veprës së tij si dhe kremtimin sot të dyqindvjetorit të lindjes. Verdi luajti kompozimin e parë në spinetën që një artizan i kishte riparuar pa pagesë, duke nuhatur talentin e atij djaloshi. Përcaktues për të ardhmen e tij ishte takimi me Antonio Barezzi-n, i cili e mbeshteti duke paguar për studimet muzikore që e çuan Verdi-n aq larg Busseto-s, vendlindjes së tij. Ndoshta kurrë nuk e kishte menduar, ai që vinte nga një familje e thjeshtë bujqish, se vepra e tij do të arrinte suksesin që njohu, në të shkuarën ashtu si edhe në ditët tona.
Verdi u duartokit në teatrot në Itali dhe Evropë, në Milano dhe Paris, ishte përfqësues i modernizmit që shënoi etapat e lindjes së Italisë si komb, duke krijuar kolonën zanorë të Rilindjes italiane. Aria “Va’ Pensiero” e operës “Nabucco” u bë himni patriotik kundër pushtuesit autriak dhe Verdi ishte ndër deputetët e parë të Italisë së Bashkuar pas vitit 1861, njëkohësisht ndjekës i Mazzini-t dhe Italisë së Re. Krijimet e tij u njohën nga të gjithë, jo vetëm nga borgjezia por edhe nga populli. Në vendlindjen e tij, në bujtinat e zonës së Parmës, këndohet Verdi përpara se të duartrokiten veprat e tij në teatrin Regio të qytetit.
Për të festuar Dyqind Vjetorin e lindjes së Mjelmës së Busseto-s në rang shkollor, Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Liceu Artistik “J. Misja” i Tiranës do të paraqesin sot, në Festën Kombëtare të lirisë dhe çlirimit kombëtar, koncertin VERDI, Bashkëkohësi Ynë, me Orkestrën Sinfonie të Liceut dhe Korin, drejtuar nga Artan Liçaj dhe Besa Kaçinari, me pjesëmarrjen e Solistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, pranë Universitetit të Arteve, në orën 19.00.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.4%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57